Irani mohon planin për sulm në Uashington: SHBA po kërkon pretekst për operacione të reja ushtarake
Misioni i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka mohuar kategorikisht raportimet për një plan të mundshëm të Teheranit për të sulmuar Uashingtonin me një “bombë të ndyrë” radiologjike, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të krijojnë justifikime për ndërmarrjen e operacioneve të reja ushtarake kundër vendit. Në një reagim të publikuar […]

Misioni i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka mohuar kategorikisht raportimet për një plan të mundshëm të Teheranit për të sulmuar Uashingtonin me një “bombë të ndyrë” radiologjike, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të krijojnë justifikime për ndërmarrjen e operacioneve të reja ushtarake kundër vendit.
Në një reagim të publikuar në platformën X, përfaqësia iraniane i cilësoi këto informacione si pjesë të një “fushate të planifikuar dezinformimi”, e cila, sipas saj, synon të legjitimojë veprime të tjera agresive dhe krime lufte.
“Asnjë propagandë apo dezinformim nuk mund të mbulojë një akt agresioni, të legjitimojë krimet e luftës ose të lirojë nga përgjegjësitë ata që kanë kryer krime të tilla të tmerrshme”, thuhet në deklaratën e misionit iranian.
Teherani paralajmëroi gjithashtu se do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në rast të çdo veprimi agresiv.
Reagimi vjen pas një raportimi të CNN, i cili, duke iu referuar shtatë zyrtarëve amerikanë, bëri të ditur se agjencitë e inteligjencës në SHBA po shqyrtojnë të dhëna për një komplot të mundshëm iranian që mund të kishte në shënjestër zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.
Sipas këtij raportimi, dyshohet se në një sulm të tillë mund të përdorej një “bombë e ndyrë” radiologjike ose një armë kimike. Megjithatë, informacioni nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Lexo edhe
BOTA
Si u shemb ura simbol e Putinit në Krime? Operacioni sekret ukrainas me 7 faza, qindra dronë dhe raketa, goditja që tronditi Moskën

SHBA në kaos nga problemet me sistemet teknologjike, Rubio: Nuk është sulm i koordinuar kibernetik

Beteja brenda së djathtës amerikane për ta shkëputur Trumpin nga gjigantët e teknologjisë

“Marrëdhëniet tona janë të forta si mali”/ Putin dhe Xi Jinping takohen në Shenzhen, çfarë u diskutua

Sulm kibernetik ndaj sistemeve të furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë





