Sulm kibernetik ndaj sistemeve të furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë

Kompania norvegjeze e energjisë, e specializuar në naftë dhe gaz natyror, Equinor, njoftoi të martën (17 nëntor) se kishte zbuluar një sulm kibernetik në zhvillim në disa prej sistemeve të saj të teknologjisë së informacionit (IT). Megjithatë, kompania sqaroi se sulmi nuk ka ndikuar në aktivitetin e saj operacional dhe as në prodhim.
Në një deklaratë, gjiganti norvegjez, i cili është furnizuesi më i madh i gazit natyror në Evropë, bëri të ditur se sulmi kibernetik prek vetëm sistemet e komunikimit. Deri më tani nuk ka prova se janë vjedhur të dhëna, ndërsa kompania shtoi se ka marrë masa për neutralizimin e sulmit.
Sipas autoriteteve norvegjeze, prodhimi dhe shpërndarja e naftës dhe gazit nuk paraqesin asnjë problem. Ndërkohë, autoritetet norvegjeze të sigurisë kanë nisur një hetim, ku është përfshirë edhe një ekip i njësisë kundër terrorizmit.
Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB raportoi, duke iu referuar kompanisë, se problemet kanë prekur përdorimin e aplikacioneve informatike dhe sistemeve të brendshme.
Ndërkohë, një burim brenda kompanisë, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters, bëri të ditur se sistemi i brendshëm i postës elektronike të Equinor ishte jashtë funksionit.
Nga ana e saj, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë i Norvegjisë (NSM) deklaroi se ishte në dijeni të incidentit.
“Ne po ofrojmë ndihmë aty ku është e nevojshme”, deklaroi një zëdhënës i këtij institucioni.
Kujtojmë se muajin e kaluar, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë i Norvegjisë (NSM) e rriti vlerësimin e rrezikut për sulmet kibernetike në nivelin 4, në një shkallë me pesë nivele. Autoriteti paralajmëroi qytetarët që të përgatiten për pasojat e sulmeve të mundshme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, siç janë furnizimi me ujë dhe energji elektrike.
Sipas të njëjtit institucion, numri i sulmeve kibernetike të suksesshme ndaj kompanive norvegjeze është trefishuar gjatë gjashtë muajve të fundit.
“Incidenti me të cilin po përballet aktualisht Equinor konfirmon se rreziku është vërtet i lartë”, theksoi sot një përfaqësues i NSM. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
48-vjeçari shkatërron avionin ushtarak amerikan, 60 milionë dollarë dëme

Tragjedi e rëndë familjare: Nënë e bijë, ndërrojnë jetë 8 ditë njëra pas tjetrës

SHBA humb statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 7,700 të infektuar dhe 13 viktima

FBI ngre alarmin: Hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sistemet e kompanive në mbarë botën

VIDEO/ Sherri për çmimin, dy pasagjerët dhunojnë barbarisht taksistin dhe e grabisin si në filma





