Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 5 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete, një Fiat dhe një Volkswagen.
Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve ndodheshin gjashtë persona.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.
Pas përplasjes, disa prej të plagosurve janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Megjithatë, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të njërit prej automjeteve
Lexo edhe
AKTUALITET
Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, plagoset e moshuara

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, i shtohet një tjetër vepër penale

Arratisja e Alket Rizait/ Dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës. Makina u ‘maskua’ me sinjalizues policie

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Parashikimi i motit për sot, 7 tetor 2026





