Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
AKTUALITET

Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata

P
Piranjat20 November 2026, 20:17 · 3 min lexim
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos

Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës për të penguar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të presë përfundimin e një hetimi penal në Brazil.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, avokatët e Matës kërkuan pezullimin e ekstradimit për shkak të një aplikimi për azil në Brazil. Por gjykatësi Alexandre de Moraes thekson se plotësimi i një formulari elektronik nuk përbën kërkesë zyrtare për marrjen e statusit të refugjatit.

Sipas vendimit, kërkesa nuk ishte formalizuar, pasi Ervin Mata nuk ishte paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të konfirmuar aplikimin. Autoritetet braziliane kishin refuzuar përpunimin e tij për shkak të mungesës së kësaj procedure. Për rrjedhojë, gjykatësi nuk gjeti arsye ligjore për të pezulluar ekstradimin për shkak të pretendimit për azil.

Mbrojtja tentoi të ndalonte dorëzimin e tij edhe për një tjetër arsye. Avokatët kërkuan që ekstradimi të mos kryhej deri në përfundimin e një hetimi penal në Gjykatën Federale të Sao Jose dos Campos. Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Alexandre de Moraes, i cili argumentoi se ekzistenca e hetimeve penale në Brazil nuk përbën pengesë për ekstradimin.

Çështja e Ervin Matës është shqyrtuar më parë nga Gjykata Supreme, e cila në gusht 2026 miratoi njëzëri kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Pas rrëzimit të ankimeve të mbrojtjes, vendimi mori formë të prerë më 20 tetor.

Me vendimin e fundit, gjykatësi Alexandre de Moraes ka mbyllur edhe një tjetër përpjekje të mbrojtjes për të bllokuar procedurën në gjykatë. Ai ka urdhëruar njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike të Brazilit.

Tashmë, përgjegjësia për vijimin e procedurës dhe realizimin e dorëzimit të Ervin Matës i takon autoriteteve ekzekutive braziliane. Ekstradimi mbetet i kushtëzuar nga vendimi diskrecional i Presidentit të Brazilit dhe garancitë që duhet të paraqesë Shqipëria.

Policia braziliane e ka arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare Ervin Matën, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal.

Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.