AKTUALITET
Aksident në aksin Berat-Ura e Kuçit/ Automjeti përplas 40-vjeçarin me biçikletë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje.
Mësohet se një automjet ka përplasur në rrugë një 40-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
I plagosuri është Endri Selfaj, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin e mjetit që u përfshi në aksident dhe kapjen e drejtuesit të tij.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet ish-shefi i Urbanistikës në Tepelenë, për dëmtimin në zonën e mbrojtur të Vjosës

Malkaj: Më qëlloi dikush me shpullë në kurriz dhe më tha mos shko më në protestë

Greqi/ Plagoset rëndë 58-vjeçari shqiptar në banesën e tij, në kërkim 17-vjeçari

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

“Rama, diga që mban në këmbë pushtetin e krimit”/ Aktivisti: Nuk heqim dorë! 134 ditë në shesh për dorëheqjen e kryeministrit





