Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t...
AKTUALITET

Arrestohet ish-shefi i Urbanistikës në Tepelenë, për dëmtimin në zonën e mbrojtur të Vjosës

P
Piranjat11 October 2026, 22:49 · 2 min lexim
Arrestohet ish-shefi i Urbanistikës në Tepelenë, për

Policia e arrestoi në Memaliaj 44-vjeçarin, ndërsa procedoi në gjendje të lirë Andi Hasanin, 49 vjeç. Të dy u konstatuan duke gërryer shtratin e lumit Vjosa me një mjet të rëndë, në zonën e Gallaticës, në fshatin Vasjar.

Lorenc Bami, ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Memaliaj, i dyshuar për veprën penale ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’.

Sipas njoftimit të Policisë, 44-vjeçari, banues në Tepelenë, u konstatua ditën e djeshme së bashku me 49-vjeçarin Andi Hasani, banues në Tiranë, duke gërryer shtratin e lumit Vjosa me një mjet të rëndë, në vendin e quajtur ‘Gallaticë’, në fshatin Vasjar.

Për të njëjtën vepër penale, Hasani u procedua në gjendje të lirë. Sipas të dhënave të bëra publike, ai punon si manovrator pranë Ujësjellës-Kanalizimeve (UK).

Lorenc Bami ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës dhe njihet si person i afërt me ish-kryebashkiakun Tërmet Peçi, gjatë periudhës kur ky i fundit drejtonte bashkinë.

Bami është përmendur edhe në emisionin investigativ ‘Plug’, në lidhje me tenderat e Bashkisë së Tepelenës. Ai raportohet gjithashtu se ka qenë nënkontraktor në projektin e ujësjellësit të Memaliajt, një projekt që ka përfunduar në hetimet e SPAK-ut.

Ndërkohë, hetimet për rastin e gërryerjes së shtratit të Vjosës vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.