Almer Toska: Balluku ka një ortak brenda SPAK! Zbulon takimin e fshehtë

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ gazetari Almer Toska thotë se Belinda Balluku është një nga njerëzit që zotëron pasuri marramendëse që kanë burim korrupsionin dhe nxit SPAK të dërgojë në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj.
Toska zbulon dhe lojën e Ramës.
“Belinda Balluku është një nga njerëzit që zotëron pasuri marramendëse që kanë burim korrupsionin. Është e faktuar se ka dy vila që mban Igli Tare. Dhe unë kam një këshillë për këtë të fundit. Bën mirë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të mos pengojë drejtësinë. Nga të dhënat që kam unë Igli Tare është pyetur në SPAK
Toska thotë se Rama luan me dopio standard me dosjen Balluku ndërsa zbulon dhe mikun e besuar të ish zv/kryeministres në SPAK.
“Ndërkombëtarëve u thotë nëse SPAK mua më sjell fakte që Balluku ka kryer korrupsion unë jam gati ta lëshoj. Ndërkohë përdor të gjitha fijet brenda SPAK për t’i bërë presion prokurorit Dritan Prençi dhe njerëzit që merren me këtë dosje.
Balluku i di Ramës shumë gjëra, shumë afera korruptive në insfrastrukturën rrugore, në Energjetikë I ka kryer me bekimin e Edi Ramës. Kontrollin e krimit të organizuar, makinerinë e blerjes së votës, presionit në qarkun e Fierit e ka bërë për llogari të Edi Ramës. Belinda Balluku di shumë gjëra për Edi Ramën. Balluku ka një ortak brenda SPAK, një bashkëpunëtor të ngushtë brenda SPAK, Altin Dumani. Është njeriu i besuar i saj brenda SPAK. Altin Dumani dhe Belinda Balluku janë takuar në shtëpinë e vjehrrit të Altin Dumanit, në verën e vitit 2024.”
Lexo edhe
AKTUALITET
Tragjedia në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit, kamerierët dyshohet se po bënin shaka

Fushë-Krujë/ Arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se përfshiu një të mitur në një ngjarje tragjike në ashensor

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Denoncimi nga Peza e Madhe/ Rruga e sapoasfaltuar, por pa sinjalistikë e kanalizime





