Tragjedia në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit, kamerierët dyshohet se po bënin shaka

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit në restorantin ku punonte si kamerier.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes, viktima dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin. 16-vjeçari ishte futur në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit, kur kamerieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin për ta zbritur poshtë.
Në atë moment, ashensori është shkëputur dhe 16-vjeçari ka përplasur kokën në pllaka, duke humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit ka rrezikuar edhe jetën e kamerierit tjetër.
Mësohet gjithashtu se vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensori ishte përdorur edhe nga pronari i restorantit, Afrim Vathi, i cili është gjyshi i viktimës 16-vjeçar.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar kamerierin 26-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronarin 62-vjeçar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për sigurinë e ashensorit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Fushë-Krujë/ Arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se përfshiu një të mitur në një ngjarje tragjike në ashensor

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Denoncimi nga Peza e Madhe/ Rruga e sapoasfaltuar, por pa sinjalistikë e kanalizime

Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan pushimin e hetimeve, rrëzohet kërkesa e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

Fier, e përplasi makina, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi i biçikletës

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

Hekurudha e re/ ‘U dyfishua vlera e investimit’, Sokoli: Nga 90 milionë euro në 180, është projekti më abuzues





