Fushë-Krujë/ Arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se përfshiu një të mitur në një ngjarje tragjike në ashensor

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas shkëputjes së ashensorit në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit, shtetasin Afrim Vathi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026. Dyshohet se Endri Stafuka, 26 vjeç, i cili punonte si kamerier në restorant, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, gjithashtu i punësuar si kamerier, brenda në ashensor. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Për këtë ngjarje, 26-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Denoncimi nga Peza e Madhe/ Rruga e sapoasfaltuar, por pa sinjalistikë e kanalizime

Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan pushimin e hetimeve, rrëzohet kërkesa e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

Fier, e përplasi makina, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi i biçikletës

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

Hekurudha e re/ ‘U dyfishua vlera e investimit’, Sokoli: Nga 90 milionë euro në 180, është projekti më abuzues

Kapet në Greqi 19-vjeçari turk i kërkuar nga Interpol Tirana për plagosjen me armë në Sauk





