Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale zjarrvënie.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Elton Kranja., 49 vjeç, pasi dyshohet se u ka vënë zjarrin disa mbeturinave në zonën e quajtur “Kombinat”. Ndërkohë, ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta, teksa me vete mbante një thikë.
I arrestuari tjetër është Shefki Hima, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Prush. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit, si dhe janë djegur pisha, bimësi e egër dhe pemë të tjera.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënieve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan autorët e 2 rasteve në këtë fushë. Konkretisht, u arrestuan shtetasit:
-E. K, 49 vjeç, pasi dyshohet se iu ka vënë zjarrin, disa mbeturinave në sheshin “Garibaldi” në zonën e quajtur “Kombinati”. Shtetasi, sapo ka konstatuar shërbimet, ka tentuar të largohet.
Nga kontrolli fizik, 49-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta;
-Sh. H., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Prush, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit, si dhe janë djegur pisha, bimësi e egër dhe pemë të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Iu kapën 1.1 kg kanabis gati për shitje, armë dhe para, në kërkim 40-vjeçari

Plas sherri në burgun grek/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve

Vendimi i Apelit të Posaçëm, Bakalli dhe Loci mbeten të dënuar për trafik droge

Kush do ta zërë vendin e Vlora Hysenit pas shkarkimin? Mblidhet sërish Këshilli i Sigurimit

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën


