Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

Arrestohet në Itali i kërkuari Vanxhel Balla, i dënuar për vrasje me paramendim

P
Piranjat29 September 2026, 09:58 · 2 min lexim
Arrestohet në Itali i kërkuari Vanxhel Balla, i dënuar për

Policia e Shtetit finalizoi një fazë të re të operacionit të koduar “The Wanted”.

Në bashkëpunim me homologët italianë, u kap në Bolzano të Italisë shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët ndërkombëtarë për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u finalizua një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, i lindur në Dibër, u kap në Bolzano të Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër e kishte dënuar në vitin 2020 me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas materialeve, Vanxhel Balla, së bashku me vëllain e tij (shtetasin A. B.), pas një konflikti për motive të dobëta, kishin vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z., alias I. Z.

Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë./ Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.