Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Artan Hoxha “plas bombën”: 3 PC-ve te SHISH iu janë hequr hard-disqet. Bashkëpunëtorë të Hysenit fshinë provat

P
Piranjat26 September 2026, 17:47 · 4 min lexim
Artan Hoxha “plas bombën”: 3 PC-ve te SHISH iu janë hequr

Gazetari Artan Hoxha ka ngriturpretendime të forta mbi lëvizjet e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, para arrestimit të saj. Hoxha tha se koha që ajo kaloi jashtë Shqipërisë mund t’i ketë dhënë mundësi, sipas tij, për të fshirë prova.

Ai kërkoi gjithashtu që hetimi të shtrihet te persona të tjerë brenda institucionit, pasi sipas tij 3 kompjuterave në SHISH iu janë ndryshuar hard-disqet.

“Ti fikët t’i ndez radarët për Gysin. Nga ajo që unë kam parë deri tani dhe që do të doja është fakti që, nëse SPAK e ka thirrur zonjën Hyseni në datën 18, pra ditën e premte të javës së kaluar, për të dhënë deklarime, dhe ajo ka shkuar, dhe ne nuk e kemi parë se ajo nuk ka shkuar nga dera e parë ku rrinë gazetarët, por ka hyrë andej nga mbrapa, nga parkingu. Atë ditë ata duhet të sekuestronin telefonin e saj dhe, nëse kishin ndërmend ta ndalonin, duhet ta kishin bërë aty.

Por, duke e lënë atë që të largohet një ditë më pas drejt Azerbajxhanit, i dhanë kohë. Ajo është shefe shërbimi. Ajo e di si t’i fshehë provat. Pastaj i është dhënë një mundësi që të fshehë disa prova të tjera, se një pjesë e asaj janë kapur, se s’ka ku të shkojë. Sepse ajo duke shkuar në Baku ka fshirë provat. Kur ajo është në Baku dhe ti e shpall në kërkim Shqipëri. Edhe unë, po të isha do i fshija. Unë i prita te shtëpia, prita orën, i bëra gati ku erdhën. Shyqyr që informacionin s’ka marrë… Ajo shkon në Kosovë, shkon në Prishtinë. Ka një alibi, se vërtet e ka, me sa di unë, nënën sëmurë.

Po është alibi. Ajo shkon, zbret në aeroportin e Kosovës, shkon te banesa e vet dhe pastaj është dorëzuar.

Mund të ketë pasur lëvizje, ta diskutojmë sa të duash, për të bërë këtë gjë. Pra, unë do të doja një veprim tjetër. Së paku mund ta thërriste, t’i kërkonte ta ballafaqonte me provat dhe aktet që ka. Mbase jepte dorëheqje, mos të dëmtonte shërbimin. Po, në mos gaboj, edhe një ditë më parë kam thënë diçka, por sot po e them të konfirmuar. SPAK dhe BKH-ja duhet të kenë kujdes, se këto ditë në Shërbim Informativ janë ndërruar nja tre kompjuterë dhe janë nga ky rrethi i ngushtë i Vlorës Hysenit.

Sigurisht që kanë vajtur, kanë ndërruar hard disqet, kanë ndërhyrë tek ato gjatë dhe sepse së paku është marrë me Vlorën, jo me grupin që ajo ka pasur afër. Deri diku edhe institucioni do të ketë monitor. Shiko, duke përdorur linjën standarde, ajo ka zgjedhur njerëzit e vet. Siç të thashë, vuri inspektor filanin, vuri tjetrin, vuri tjetrin. Dhe këta njerëz që ajo i ka emëruar, këta njerëz kanë pasur kohë në 48 orët e fundit të bëjnë përpjekje për të fshirë gjurmë. Ata prapë kanë lënë gjurmë.

Po unë uroj të paktën që të mos i lërë jashtë rrethit të hetimit këta njerëz, sepse Vlora nuk e ka bërë e vetme punën. E ka bërë me këta të tjerët.”, tha ai në news24.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.