Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përplasja e ashpër ligjore mes Yeffet dhe paditësit të tij, Mark Faist, në Gjykatën e Floridës ka marrë një kthesë të fortë, ku në lojë është hapja e detyruar e llogarive bankare të Yeffet.
Paditësi Mark Faist, i cili akuzon ortakun e qeverisë shqiptare dhe mikun e ngushtë të Edi Ramës për mashtrim 8.6 milionë dollarë, ka depozituar një kërkesë për detyrim (Motion to Compel), përmes së cilës kërkon që gjykata të urdhërojë Yeffet-in të dorëzojë historikun e plotë të transaksioneve bankare për llogari specifike në Regions Bank, Provident Bank dhe Spencer Savings Bank.
Faist pretendon se paratë e tij të investuara për projekte ndërtimi në Nju Jork nuk u përdorën kurrë për qëllimin e kontraktuar, por Yeffet i shpenzoi për qëllime të tjera duke mashtruar.
Boomerangu ligjor dhe pretendimi 30-milionësh për Shqipërinë
Deri tani, ky gjyq mund të mbetej një mosmarrëveshje e thjeshtë tregtare për moskthim borxhi pas një marrëveshjeje ripagimi. Megjithatë, ishte vetë Ron Yeffet ai që e zgjeroi çështjen duke ngritur një kundërpadi për shpifje ndaj Faist-it.
Yeffet pretendon shprehimisht në dokumentet gjyqësore se akuzat për mashtrim që Faist ka përhapur ndaj tij te biznesmenët e tjerë i kanë shkatërruar reputacionin dhe i kanë kushtuar humbjen e një projekti të madh ndërtimi në Shqipëri, me vlerë mbi 30 milionë dollarë.
Kjo lëvizje e Yeffet-it është kthyer në një boomerang ligjor. Avokatët e Faist argumentojnë shprehimisht se meqenëse Yeffet kërkon 30 milionë dollarë për Shqipërinë duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë të rreme, ai nuk mund të fshehë më deklaratat bankare në Amerikë.
Sipas ligjit të Floridës, vërtetësia është mbrojtje absolute (Truth Defense) ndaj shpifjes; nëse llogaritë bankare vërtetojnë se miliona dollarët u keqpërdorën, akuza për shpifje bie dhe pretendimi 30-milionësh i Yeffet për Shqipërinë digjet automatikisht.
Yeffet pranon mashtrimin për të shmangur hapjen e llogarive
Përballë këtij rreziku, avokatët e Yeffet kanë depozituar një mocion kundërshtues, duke përdorur një taktikë mbrojtëse: atë të stipulimit, që ndryshe njihet si marrëveshje faktuale.
Avokatët e Yeffet ofrojnë të pranojnë zyrtarisht përpara gjykatësit se fondet e investimit nuk u përdorën për shpenzimet e zhvillimit të pronave të përmendura në Nju Jork.
Përmes këtij pranimi, ata duan të bindin gjykatën se kërkesa e Faist për të kontrolluar bankat është “e tepërt, abuzive dhe joproporcionale”, pasi fakti kryesor u pranua vetë nga pala e tyre.
Megjithatë, Faist e ka refuzuar zyrtarisht këtë ofertë, pasi prania e thjeshtë që paratë nuk u përdorën atje nuk tregon se ku përfunduan ato realisht (nëse janë vjedhur apo keqpërdorur), çka përbën thelbin e mbrojtjes së tij ndaj kundërpadisë./kapitali.al

Mashtrim me naftën, karburant i përzier me substanca të tjera dhe ujë i gjetur në maune që supozohej të ishin të mbushur...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka goditur të tjera pasuri të paligjshme të lidhura me organizatën kriminale të Çopja...
3 përfaqesues te dhomës kombëtare te avokatise ditën e sotme kanë zhvilluar nje takim me anëtar te KLGJ ku kanë kërkuar ...
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Part...
Italia ka rinisur procedurat e dëbimit të shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në territorin e saj pa dokumentacio...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Të rinjtë protestues çdo ditë suprizojnë me gjetjet e tyre nga protesta, ndërsa këtë herë i kanë dedikuar nj...
Ndonëse çdo ditë i fton në dialog, kryeministri Edi Rama shfaqet me sjellje të dyfishtë kundrejt të rinjve. Në nj&e...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të k&eum...
Adea Pirdeni do të jetë ministre e Administratës Publike, tashmë me portofol, pasi Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dy dekrete për...