Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Elbasan, shtohen pacientët me reumatizëm, mjeku: Mosha e pacientëve është ulur

P
Piranjat23 September 2026, 13:49 · 1 min lexim
Elbasan, shtohen pacientët me reumatizëm, mjeku: Mosha e

Në Elbasan janë shtuar personat që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale. Mjeku Vinfald Çomo tregon se patologjitë kockore po prekin gjithnjë e më shumë edhe mosha të reja.

Sëmundjet reumatizmale po prekin një numër të lartë të pacientëve në vendin tonë, por shpesh ato zbulohen vonë, kjo edhe për arsye të mosnjohjes së shenjave që shoqërojnë të tilla sëmundje. Janë rreth 200 sëmundje të cilat prekin muskujt, kockat dhe tendinat. Mjeku reumatolog në spitalin rajonal të Elbasanit tregon se cilat janë disa nga simptomat që nuk duhet neglizhuar dhe që shpesh nga pacientët ngatërrohen me lodhjen.

Ekspozimi në diell apo frekuentimi i llixhave pa përcaktuar më parë llojin e sëmundjes mund të shkaktojë probleme serioze tek pacientët të cilët nuk marrin konsultë me mjek specialist përpara.

Mjeku thotë se nisur nga eksperienca mjekësore, numri më i lartë i pacientëve që diagnostikohen me një sëmundje reumatologjike, kryesisht autoimune, në qarkun e Elbasanit është në Librazhd dhe në qytetet veriore të vendit.

Ajo që vihet re me shqetësim nga specialistët lidhet me uljen e moshës së personave të cilët po preken nga sëmundjet reumatologjike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.