Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ ‘Zgjohet’ AKSHI: Po marrim masat e nevojshme

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një njoftim në lidhje me email-et kërcënuese që mbërritën ditën e sotme në adresat qeveritare.
AKSHI e cila është në gjumë pas skandaleve të njëpashnjëshme thotë se rasti po verifikohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Vëmendje!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konstatuar sot komunikime me përmbajtje kërcënuese, të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga institucioni.
Rasti po verifikohet dhe hetohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. AKSHI po monitoron në vijimësi situatën dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse.“- thuhet në njoftim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Flet avokati që ‘theu’ bojkotin në GJKKO për të liruar nënën me dy fëmijë

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria

Vrasja e Astrit Kalasë u programua 4 ditë para/ SMS në telefon: "Situata asht e randë boll, të ruajmë nervat për të Hanën"

Saga e hekurudhës Tiranë-Durrës vijon deri në 2028

Lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, u arrestua nga SPAK për korrupsion

“Shqipëria do të vendosë, nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë”/ Jared Kushner: E vërteta e projektit të Zvërnecit

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë





