Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç! Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p... Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t...
AKTUALITET

Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet

Qytetarët e Bulqizës janë përballur sërish këtë vit me të njëjtën problematikë si vitin e kaluar

P
Piranjat24 November 2026, 13:45 · 1 min lexim
Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi

Qytetarët e Bulqizës janë përballur sërish këtë vit me të njëjtën problematikë si vitin e kaluar.

Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të minatorëve është nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Qytetarët kanë hasur shumë vështirësi për të lëvizur nga njëra lagje në tjetrën, ku kanë vendosur gurë e pllaka që të mos zhyten në ujë, raporton gazetari Enver Doçi.

Qytetarët thonë se kjo përmbytje e rrugës shkaktohet sa herë ka reshje shirash, ndërsa përmbytjes nuk i shpëton as terminali i autobusëve. Vështirësi në lëvizje kanë edhe automjetet e vogla.

 Shkak për përmbytjen e kësaj rruge bëhet kanali ujëmbledhës mes dy lagjeve që nis nga Qafa e Buallit. Edhe pse vitin e kaluar u bë një zgjerim i tij, nuk ka mjaftuar për të përballuar sasinë e madhe të ujit që u grumbullua nga shirat e fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.