Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç! Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p...
AKTUALITET

KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar diskriminim të rëndë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore e sociale ndaj

P
Piranjat24 November 2026, 14:27 · 3 min lexim
KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar diskriminim të rëndë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore e sociale ndaj pacientit 52-vjeçar Artan Andoni në Spitalin Rajonal të Durrësit, rasti i të cilit u bë publik në fund të korrikut 2026.

Sipas vendimit të KMD-së, pacienti, i cili kishte marrë më parë trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas ishte shtruar në Spitalin Rajonal Durrës, u nxor nga spitali më 27 korrik, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore dhe mungesës së një zgjidhjeje të sigurt për strehimin dhe kujdesin e mëtejshëm.

Nga hetimi administrativ rezulton se pacienti u transportua me autoambulancë drejt banesës së një familjari, por, pasi ky i fundit deklaroi se nuk mund ta mbante pranë vetes, u dërgua në Portin e Peshkimit në Durrës, ku u la në një barakë. Sipas deklarimit të infermierit shoqërues, në këtë proces ishte e pranishme edhe Policia e Shtetit.

Të nesërmen, më 28 korrik, pas një telefonate për ndihmë urgjente, pacienti u mor sërish nga autoambulanca dhe u dërgua në spital. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale, gjatë së cilës iu amputua njëra këmbë.

Në shqyrtimin e dokumentacionit, KMD ka evidentuar mangësi serioze në procedurën e daljes nga spitali, mungesë koordinimi me strukturat e shërbimeve sociale dhe mosgarantim të vijimësisë së kujdesit për një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore, i cili nuk kishte një vend të sigurt ku të qëndronte.

Një tjetër problem i evidentuar lidhet me publikimin në media të të dhënave konfidenciale shëndetësore të pacientit. Gjatë komunikimeve publike të spitalit ishin bërë të ditura informacione mbi statusin e tij HIV dhe përdorimin e lëndëve narkotike, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e privatësisë dhe sekretit mjekësor.

Vetë Spitali Rajonal Durrës ka pranuar se nuk dispononte dokumentacion për personin që pretendohej se kishte marrë pacientin në dorëzim dhe as një akt të dokumentuar të dorëzimit të tij.

Për rastin, institucioni ka marrë masa disiplinore ndaj disa punonjësve, përfshirë mjekun kurues, shefin e Shërbimit të Kirurgjisë, kryeinfermieren, infermierin shoqërues dhe punonjës të tjerë të përfshirë në menaxhimin e situatës.

Masat janë dhënë për mangësi në vendimmarrjen klinike, mbikëqyrjen e daljes, koordinimin dhe dokumentimin e transportit, si dhe për lënien e pacientit në një zonë publike, pa garantuar vijimësinë e kujdesit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.