EMRI/ Trafiku i 1 ton drogë, Apeli në Kinë merr vendim për të riun shqiptar që u dënua me vdekje

Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg.
I riu nga Tepelena, i cili ndodhet në një burg në Guangzhou, i bën apel shtetit shqiptar që ta ndihmojë për transferimin e tij në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
“Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena.
Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptarë për ti mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë.
Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge.
Një zëdhënës i kësaj gjykate i pohoi Tch, se disa ditë më parë, në qendrën paraburgimit në Guangzhou, një gjykatës i ka komunikuar Klaudio Kananit vendimin e apelit.
“Apeli ka rrëzuar kërkesa e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i Qershorit 2025 më shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg pasi ai u gjet fajtor për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu”, pohoi zëdhënësi i kësaj gjykate.
Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.
Klaudio Kanani, shpëtoi nga dënimi kapital pas një mori përpjekjesh diplomatike të ministrit të atëhershëm për punët e jashtme Igli Hasani, i cili për këtë çështje zhvilloi disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.
Familja e Klaudio Kananit, kërkon një përpjekje të fundit nga ministrat Ferit Hoxha dhe Toni Gogu për të çuar përpara bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën, nisjen e proceduarve për ta transferuar Klaudio Kananit nga Kina, e vuajtur dënimin në Shqipëri tashmë që edhe Gjykata e Apelit e dha vendim e saj.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Si po shndërrohet vendi i pushimeve në përplasje mes bandave të kokainës me dhoma torturash dhe atentate nga makinat. Roli i mafie...

Radhë kilometrike drejt Tiranës, rëndohet qarkullimi në Elbasan

Momenti kur turisti grabit paratë nga recepsioni i hotelit në Rinas

Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni përplas çiklistin

EMRAT/ Aksidenti tragjik, kush janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën





