EMRAT/ Aksidenti tragjik, kush janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Nea Peramos të Kavallës.
Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç, të cilët, sipas raportimeve, ishin miq të afërt.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit. Sipas të dhënave paraprake, motori i drejtuar nga 34-vjeçari Ardit Elezi u përplas me një monopatinë elektrike, me të cilën udhëtonte Mariglen Nofulla.
Përplasja ishte e fortë dhe 34-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, 36-vjeçari Mariglen Nofulla u transportua në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.
Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjyqi për Ajola Xoxën, seanca për shqyrtimin e ankimit të saj do të mbahet në 24 nëntor

KLP në ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, afatet ligjore janë tejkaluar

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Mjeku Dasho ngre alarmin për salmonelën: Ja ushqimet që duhen trajtuar me kujdes

Si po kthehet 'Kayo' një incinerator i ri brenda radhëve të Ushtrisë së Shqipërisë. 5 shoqëritë aksionere që u hapën rishtazi me 'Kayo'...

“U zverdh dhe humbi fuqinë”, prindi rrëfen momentet e panikut pas helmimit në kopshtin e Korçës

Humb jetën 70-vjeçari që po përpiqej të shuante flakët

Afera KAYO/ Kush është Aleks Marku që BKH i sekuestroi telefonin






