AKTUALITET

Fondet e IPARD-it në gjykatë, 76 përfitues përballë kthimit të granteve

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 20:58
Fondet e IPARD-it në gjykatë, 76 përfitues përballë

Që prej vitit 2023, programi i financimit për bujqësinë nga fondet IPARD në Shqipëri është nën hetim për dyshime për abuzim me fondet, çka çoi në pezullimin e skemës dhe nisjen e verifikimeve nga autoritetet shqiptare dhe europiane.

“76 subjekte janë në proces gjyqësor për kthimin e shumës (totale/pjesore, sipas rastit të konstatuar në shkelje të kushteve të kontratës)”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Në kuadër të Programit IPARD II deri në vitin 2023 AZHBR kishte hapur 8 procese gjyqësore për kthimin e shumës së përfituar nga subjektet që kanë marrë parapagesë për realizimin e investimit, ndërsa në fund të vitit 2025 kjo shifër shkoi në 76.

Institucionet konfirmojnë se nga programi në objekt hetimi gjetjet e procesit janë përfshirë në një raport zyrtar të dërguar pranë autoriteteve .

“Raporti Final i Hetimit (Abstrakt) është dorëzuar pranë Autoriteteve Shqiptare dhe është klasifikuar si ‘rreptësisht konfidencial’”, thuhet në përgjigjen e AZHBR.

Çështja vijon të jetë në fazën e hetimit paraprak dhe për shkak të sekretit hetimor autoritetet e drejtësisë nuk bëjnë publike detaje mbi veprimet apo rezultatet e tij.

“Veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor”, thuhet në një përgjigje zyrtare të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse për zbatimin e programit japin një tjetër pasqyrë mbi zhvillimet që lidhen me fondet IPARD, por pa bërë publike se cilët janë subjektet që përballen me procese për kthimin e këtyre fondeve, edhe pse listat e përfituesve kanë qenë publike.

“Vendosja në dispozicion e listës së subjekteve që janë në procese gjyqësore nuk mund të bëhet konform ligjit nr. 119/2014 ‘Për të Drejtën e Informimit’”, thuhet në përgjigjen e AZHBR.

Edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural programi është përfshirë në një proces verifikimesh dhe auditimesh pas hetimeve të nisura mbi përdorimin e fondeve IPARD. Megjithatë, gjetjet e këtij procesi konsiderohen konfidenciale.

“Raporti Final i Hetimit (Abstrakt) është dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare dhe është klasifikuar si ‘rreptësisht konfidencial’”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Dyshimet për abuzim me fondet IPARD nuk janë ngritur vetëm pas nisjes së hetimeve në vitin 2023. Amfora ka identifikuar raste përfituesish të lidhur me figura politike dhe biznesmenë të përfshirë në sektorë të ndryshëm ekonomikë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë shpërndarë grantet e programit.

Një pjesë e përfituesve të fondeve IPARD kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me politikën apo me rrjete biznesi të fuqishme, ndërsa disa projekte kanë përfunduar nën verifikim për mosrespektim të kushteve të kontratës.

Këto zhvillime çuan në pezullimin e fazës së re të programit, IPARD III, e cila ende nuk ka nisur.

“Zbatimi i programit IPARD III nuk ka filluar ende”, thuhet në përgjigjen e AZHBR.

Ndërkohë, institucionet theksojnë se programi ka vijuar të zbatohet deri në përfundimin e periudhës së tij zyrtare.

“Zbatimi i Programit ka vazhduar deri në fund të vitit 2024. Për projektet që kanë respektuar kontratën dhe kriteret e Programit, janë kryer pagesat deri në 31 dhjetor 2024”, thuhet në përgjigjen e AZHBR.

Ndërkohë, institucionet pranojnë se zbatimi i programit IPARD ka pasur mangësi, për të cilat është hartuar një plan veprimi në bashkëpunim me Komisionin Europian me synim adresimin e gjetjeve dhe përmirësimin e administrimit të fondeve.

“Autoritetet shqiptare, strukturat IPARD, kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për përmirësimin e administrimit dhe transparencës së programit. Është hartuar një plan veprimi në bashkëpunim me Komisionin Evropian, me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve dhe rikthimin e plotë të zbatimit të programit”, shtoi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në të njëjtën përgjigje, ministria theksoi se janë ndërmarrë edhe masa në nivel kombëtar për forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian.

“Është miratuar me VKM nr. 275, datë 9.5.2025 ‘Strategjia Kombëtare kundër Mashtrimit 2025-2030’”, shtoi institucioni.

Shqipëria priste në vitin 2023 fazën e tretë të programit, Komisioni Evropian mori një masë ekstreme dhe vendosi pezullimin e përkohshëm të programit të mbështetjes së bujqësisë, bazuar në dyshimet se ka pasur korrupsion në shpërndarjen e granteve, referuar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Programi IPARD është shoqëruar me debate dhe pikëpyetje mbi mënyrën se si janë shpërndarë grantet dhe mbi transparencën e procesit të përzgjedhjes së projekteve, ndërsa në disa raste përfitues të fondeve janë identifikuar si individë apo kompani me lidhje me politikën ose me ndikim të konsiderueshëm ekonomik.

Këto zhvillime çuan në pezullimin e programit, ndërsa ende nuk ka një afat të qartë se kur pritet të nisë faza e re, në një kohë kur hetimet për përdorimin e fondeve vijojnë.

Ndërkohë, kjo situatë ka shtuar presionin publik për më shumë kontroll dhe transparencë në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për sektorin e bujqësisë.

Që nga nisja e zbatimit të programit IPARD në Shqipëri dhe deri në pezullimin e tij, të paktën 510 subjekte kanë përfituar grante për investime në bujqësi dhe zhvillim rural. Vetëm në thirrjen e fundit të programit kanë aplikuar 132 subjekte, ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve 76 subjekte janë në procese për kthimin e fondeve dhe hetimet vijojnë.

Në vitin 2018 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Shqipëri, u akreditua për Programin IPARD II, për të shpërndarë grante përmes buxhetit me vlerë 94.6 milionë euro, prej të cilave 71 milionë euro janë kontribut nga Komisioni Evropian dhe 23.6 milionë euro janë kontribut kombëtar nga shteti shqiptar.

Programi IPARD është një instrument financiar i Bashkimit Europian për vendet kandidate për anëtarësim, që mbështet modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural përmes granteve për fermerët dhe bizneset agrobujqësore./ Amfora.al

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 5 Mars18:30

Dogana bllokon 1,5 tonë çokollata

Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?