Gjykata e Posaçme lë në burg Bledar Çafin

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Cafin, i cili u arrestua një ditë më parë në Shkodër gjatë një operacioni të forcave RENEA.
Cafi u ndalua në zbatim të një mase sigurie të mëparshme, pasi ndaj tij rëndon dyshimi për përfshirje në tre episode të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave nga hetimi, emri i Bledar Cafit është lidhur me këto episode pas zbardhjes dhe deshifrimit të komunikimeve të kryera përmes aplikacionit të koduar “Sky ECC”.
Hetuesit dyshohet se kanë analizuar komunikimet e zhvilluara në platformë dhe, në bazë të të dhënave të siguruara prej tyre, kanë identifikuar përfshirjen e Cafit në aktivitetet e dyshuara të trafikut të drogës.
Arrestimi i tij u krye nga forcat RENEA në Shkodër, ndërsa pas daljes para Gjykatës së Posaçme është konfirmuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e tij në episodet për të cilat dyshohet, si dhe për të përcaktuar lidhjet e mundshme me persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kapen 88 pako me 91 kg kanabis në Kakavijë, ndalohet çifti nga Ballshi

Furnizonin me drogë shkollat! Mes të arrestuarve edhe një ish-efektiv policie

Skandali me Vlora Hysenin, aktorja Egla Ceno: Kur k*rvëria normalizohet në emër të korrupsionit

VIDEO/ Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 anëtarët e grupeve kriminale

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim





