Humbën jetën anëtarët e familjes shqiptare, zbardhet shkaku i shpërthimit në Athinë

Rrjedhja e gazit natyror që shkaktoi shpërthimin me shumë viktima në një ndërtesë në Plaka nisi nga apartamenti i katit të dytë, ku banonte çifti i të moshuarve.
Në këtë përfundim duket se po arrijnë specialistët e Drejtorisë për Trajtimin e Krimeve të Zjarrvënies (DAEE) të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët po hetojnë ngjarjen.
Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, gjatë kontrollit të rrjetit qendror të transmetimit të gazit natyror nuk u konstatua asnjë rrjedhje. Sipas të njëjtave burime, u krye një kontroll i hermeticitetit në trotuar dhe rrjeti qendror rezultoi i izoluar dhe pa rrjedhje.
Bazuar në këto të dhëna, hetuesit vlerësojnë se rrjedhja ka ndodhur në apartamentin e katit të dytë – i vetmi apartament që ishte i lidhur me rrjetin. Pajisjet që ishin të lidhura me të ishin tre: një sobë kuzhine, një oxhak dhe një bojler uji, ndërsa ende nuk është përcaktuar pika e saktë nga ku ka rrjedhur gazi.
Në Greqi, familjarët e viktimave
Duhet theksuar se dje (27 shtator) mbërritën në Greqi familjarët e viktimave të shpërthimit tragjik në Plaka, pas një ftese nga autoritetet përkatëse. Familjet do të japin material gjenetik për krahasimin e ADN-së, me qëllim përfundimin e procesit të njohjes dhe identifikimit të trupave.
Kujtojmë se nga shpërthimi tragjik dhe shembja e ndërtesës në rrugën Lysikratous humbën jetën Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, Eris Çani dhe bashkëshorti i saj Florin Hoxha, si dhe çifti i të moshuarve Athina Paparresku dhe Edmond Hings. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri i madh “pushton” kodrën në Mëmlisht në Pogradec, flakët kërcënojnë masivin me pisha

P*rdhunoi një grua e më pas i vodhi paratë, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Vlorë

Zjarr në Topojë të Fierit, era përhap flakët, rrezikohet një banesë

Mori flakë gjatë kohës kur ishte në lëvizje, digjet plotësisht automjeti në Librazhd

“Belshi të qëndrojë më vete”/ Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debat për votën e PS-së





