Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual
Ndërsa diplomatët e NATO-s vlerësojnë se zhvillimi i samitit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, Tirana po propozon një format më fleksibël për...

Ndërsa diplomatët e NATO-s vlerësojnë se zhvillimi i samitit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, Tirana po propozon një format më fleksibël për organizimin e tij, përfshirë shtyrjen e takimit ose zhvillimin e një samiti virtual.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një deklaratë për median ‘Politico.eu’ është shprehur se Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë alternativa për organizimin e takimit të nivelit të lartë të NATO-s.

Sipas Politico, udhëheqësit e Aleancës kanë hezituar të angazhohen për zhvillimin e samitit në Shqipëri, për shkak të shpenzimeve të ulëta të vendit për mbrojtjen dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan Donald Trump.
Propozimi shqiptar për një takim fleksibël vjen në një kohë kur mbeten pikëpyetje mbi mundësinë e organizimit të samitit në Tiranë dhe angazhimin e aleatëve për këtë çështje.
Lexo edhe
POLITIKE
Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

“250 milionë lekë shpërblim për Arbjan Maznikun”, Këlliçi: I shërbeu Ramës për zhdukjen e 15 bashkive, e kundërshtova në Byronë e Kuvendi...

Vijon përplasja ligjore për Muzeun Hebraik/ Qytetarë kërkojnë shfuqizimin e vendimeve për ndërtimin e tij, ulen këmbëkryq në gjykatë...

Toska: Rama ka lobuar në SHBA me 2 mln dollarë, përmes një biznesmeni që e detyroi Olsi Rama

Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar





