Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë...
AKTUALITET

Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje

P
Piranjat11 November 2026, 21:42 · 2 min lexim
Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet:

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga hetimi që çoi deputeten socialiste të Elbasanit, Sara Mila, në Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha deklaroi se çështja lidhet me zgjedhjet e përgjithshme të 21 majit dhe dyshimet për deformim të rezultatit zgjedhor në një fshat të Peqinit.

Sipas gazetarit, dyshimet e hetuesve lidhen me mundësinë që deputetja ose persona të tjerë që qëndrojnë pas mandatit të saj të kenë ndikuar te votuesit në fshatin Gjocaj, pak para zgjedhjeve.

‘Sara Mila, këto vitet e fundit, është bërë një yll në ngjitje i PS-së. Është bërë kaq e ekspozuar mediatikisht, saqë ka dalë në panele, ka shpalosur idetë e saj dhe madje ka ndryshuar edhe look-un e saj.

Në vitin 2025, Sara Milën nuk e njihte askush. Prandaj është çudi se si i mori ato 20 mijë vota. Nëse do t’i merrte sot ato vota, kur është e njohur në media, kjo do të ishte e mirëkuptueshme.

Në atë kohë u ngrit një task-forcë, me bekimin e ambasadorëve, në bashkëpunim mes SPAK-ut dhe KQZ-së, për të parandaluar deformimin e votës. Nuk ia arriti dot këtij qëllimi. Nuk patëm asnjë çështje serioze.

Ky hetim, që vjen dy vjet më pas, sot nuk ndryshon dot asgjë.

Ka qenë një hetim i nisur nga Prokuroria e Elbasanit, e cila po hetonte diçka tjetër. Gjatë hetimit janë gjetur komunikime që janë vlerësuar si indicie për krim zgjedhor dhe i janë deleguar SPAK-ut për t’u hetuar si krim zgjedhor.

Bëhet fjalë për fshatin Gjocaj, në Peqin, ku para zgjedhjeve ishte rritur në mënyrë të ndjeshme numri i banorëve që përfitonin nga ndihma ekonomike. Ky numër ishte trefishuar’, tha Hoxha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.