Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
BOTA

VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në…

Pasagjerët dhe kalimtarët mbetën të habitur nga një skenë e pazakontë në Detroit të SHBA-së, ku dy kuaj u futën brenda një autobusi publik dhe më pas dolën nga dera e pasme. Ngjarja u filmua dhe videoja e shkurtër po qarkullon në rrjetet sociale. Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, kur dy kuajt hynë në […]

P
Piranjat11 November 2026, 15:38 · 2 min lexim
VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e

Pasagjerët dhe kalimtarët mbetën të habitur nga një skenë e pazakontë në Detroit të SHBA-së, ku dy kuaj u futën brenda një autobusi publik dhe më pas dolën nga dera e pasme. Ngjarja u filmua dhe videoja e shkurtër po qarkullon në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, kur dy kuajt hynë në autobus përmes derës së përparme dhe përshkuan automjetin përpara se të dilnin nga dera e pasme. Ende nuk dihet se sa pasagjerë ndodheshin në autobus në momentin e pazakontë. Autoritetet e transportit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Departamenti i Transportit të Detroitit (DDOT) konfirmoi se ishte në dijeni të incidentit, duke deklaruar se dy kuajt kishin kaluar përmes një autobusi të ndaluar.

Transit officials in Detroit said they are looking into a recent incident in which two horses were captured on video briefly boarding a public bus.

Read more: https://t.co/XTZwbpJw9k https://t.co/hBPZvf4Wyn

— ABC News (@ABC) November 10, 2026

“Po ndërmarrim veprimet e duhura për të adresuar këtë incident, pasi është në kundërshtim me politikën e DDOT dhe mund të krijojë një udhëtim të rrezikshëm dhe të pakëndshëm për pasagjerët tanë”, thuhet në deklaratën e departamentit. DDOT sqaroi gjithashtu se në autobusët publikë lejohen vetëm kafshët e shërbimit. Sipas rregullave, ato duhet të jenë gjatë gjithë kohës nën kontrollin e personit me aftësi të kufizuara, nuk duhet të zënë një vend dhe duhet të qëndrojnë në dysheme ose në prehrin e personit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.