“Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren

Ivi Kaso, deputet i Partisë Demokratike, ka treguar kërkesat e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore.
“E para, kërkojmë zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020, kur me marrëveshjen e 5 qershorit, që u përshëndet dhe nga faktori ndërkombëtar, u caktuan disa rregulla loje dhe më pas, vetëm katër muaj më vonë, në mënyrë të njëanshme, rregullat e lojës u ndryshuan duke u ndryshuar Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor në mënyrë të njanshme nga kryeministri, duke fshirë formulën e koalicioneve ashtu siç e njihte Kodi Zgjedhor dhe siç e kanë pjesa më e madhe e vendeve që kanë koalicione parazgjedhore, duke i garantuar vetes mandatin e tretë në tavolinë. Kërkojmë atë që e kemi kërkuar ne dhe është sot edhe kërkesë e protestës.
Zoti Berisha e ka artikuluar besoj në përfundim të një tryeze të opozitës së bashkuar që në muajin prill të këtij viti: lista 100% të hapura dhe një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore. Pra, Shqipëria një zonë e vetme zgjedhore, ku zgjedhësit do të kenë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet votës së shumfishtë, siç e kanë model vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Kërkojmë rikthimin e formulës së koalicioneve siç ishte. Pra, nëqoftëse ne kërkojmë listë të hapur për kandidatët, e njëjta llogjikë vlen edhe për partitë.
Pra, kërkojmë listë të hapur edhe për partitë, ku secila parti të garojë brenda koalicionit me listën e vet, me siglën e vet, të ketë mundësinë të mbledhë fuqinë e vet elektorale dhe në bazë të asaj të sigurojë mandate ose jo”, tha Kaso në a2cnn.
Kur u pyet nëse do të synojnë zhbërjen e 2008-s, Kaso u përgjigj: “Zhbërja e 2008-s kërkon në radhë të parë një reformë të thellë kushtetuese dhe nuk është ky mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Jo çdo gjë që kërkohet është e arritishme sepse kërkon 93 vota, të cilat nuk i ka e vetme as opozita, as mazhoranca. Kërkon një dialog të thellë dhe një diskutim shumë serioz për një arkitekturë të re kushtetuese për t'u kthyer te ajo e 2008-s ose për ta përmirësuar atë”.
Lexo edhe
POLITIKE
“Investimi në Sazan, ende po negociojmë”/ Rama: Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim ndryshe nga ai që u është dhënë investitorëve të tjerë...

Qytetarë e studentë vijojnë revoltën, policia gjobit një tjetër të ri, po protestonte paqësisht

Sherr mes Ramës dhe Ballukut në Kryeministri? Gazetari zbulon detaje dhe arsyen

‘Oltion Bistri, njeri i Ramës’/ Saraçi: Kush i zhduku akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në shkallën e parë?

Sulmet e Ballës ndaj eurodeputetit Gahler, Bardhi: Askush nuk mund të intimidojë përfaqësuesit europianë

Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

“250 milionë lekë shpërblim për Arbjan Maznikun”, Këlliçi: I shërbeu Ramës për zhdukjen e 15 bashkive, e kundërshtova në Byronë e Kuvendi...





