Deri tani folëm për karrierën e pasurinë e Ilir Prodës dhe familjarëve të tij. Sigurisht sa parashtruam më sipër ishin arsye të plotapër ta përjashtuar, e jo për të graduar Ilir Prodën në krye të Policisë së Shtetit. Por në vijim do tju tregojmë se jo vetëm pasuria do të duhet të ishte shkak për përjashtimin e tij nga Policia, por duket se edhe ato profesionale e kanë ngelur në klasë Ilir Prodën, që sot duhet të drejtojë edhe shumë burra e gra shembullore e që kanë derdhur djerëse për Policinë e Shtetit. Edhe Profesionalisht Ilir Proda, disa herë rezulton ngelës, e aq më i rëndë është fakti, që ka qenë në pamundësi për tju dhënë çertifikata e sigurisë nga DSIK.
Një ndër shtyllat për të kaluar vetingun në polici është pastertia e figurës dhe vlerësimi në punë. Sipas vendimit të treshes famoze të AMP, Ilir Proda për periudhën 2018-2023 ka vetëm 3 vlerësime në dosjen e tij (fq 51):
➢ Për vitin 2018, është vlerësuar me 27 pikë.
➢ Për vitin 2021, është vlerësuar me 28 pikë.
➢ Për vitin 2022, është vlerësuar me 100 pikë.
Siç shihet për periudhën 2018-2021 është vlerësuar me 27 nga 100 pikë duke e bërë ngelës në ushtrimin e detyrës. Kurse në vitin 2022, kohë kur u afrua me Bledi Çucin, Taulant Ballën dhe me problemet e Elbasanit si Drejtor, ai shkëlqën duke marrë pikët maksimale. E nëse edhe për këtë fakt, dikush mund të nxjerrë justifikimet përkatëse për standartin e Rilindjes, skandali vjen më pas.
Ligji 12/2018 për “Vlersimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të policisë së shtetit” në nenin 2 përcakton:
Qëllimi i këtij ligji është vlerësimi kalimtar dhe periodik i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet.
Pra të kemi institucione të forta, të besueshme e me integritet thotë ligji. E ku ka më mirë se filtri i pajisjes me çertifikatë sigurie për të përcaktuar integritetin dhe pastërtinë e figurës për një zyrtar kaq të lartë të policisë në atë kohë e më të lartin tani. Në faqen 45, trupa e Vetingut shprehet:
Institucioni Ligjzbatues, me shkresën, datë 25.05.2023, për subjektin e vlerësimit Z. Ilir Proda, bën me dije se:
- Nuk është pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP) të vlefshme.
- Nuk është marrë vendim për refuzim, heqje apo pezullim të përkohshëm të CSP-së.
- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me shkresën, datë 04.11.2021, ka shprehur vlerësimin përkatës për Z. Proda dhe aktualisht është ende në proces.
Në kuadrin e procedurave të verifikimit të sigurisë për pajisjen me CSP të subjektit Z. Ilir Proda, për t’u njohur me informacionin e klasifikuar në nivelin “Tepër Sekret”, struktura përgjegjëse është vënë në dijeni të të dhënave referuese në ngarkim të tij, dhe ka kryer procedura verifikuese, në përfundim të të cilave ka rezultuar se nuk konfirmohet vërtetësia e tyre.
Me shkresën, datë 27.07.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është drejtuar institucionit përgjegjës me vlerësimin përkatës.
Trupa e Vlerësimit në kuadër të një hetimi objektiv dhe të gjithanshëm, me shkresë, datë 05.12.2023, i është drejtuar institucionit përgjegjës me qëllim informimin mbi ecurinë e procesit të verifikimit të sigurisë së personelit për subjektin e vlerësimit Z. Ilir Proda.
Institucioni Ligjzbatues, me shkresën, datë 20.12.2023, bën me dije se Z. Ilir Agim Proda, nuk është i pajisur me CSP të vlefshme, pasi është ende në proces.
Pra nga sa lexojmë më sipër Ilir Proda ka marrë nga AMP një vlerësim pozitiv por edhe pse ka kaluar mbi tre vite dëri në ditën e daljes së këtij vendimi, mars 2024 nuk është pajisur me Çertifikatë Sigurie nga DSIK. Do të mjaftonte vetëm ky detaj që treshja e specialistëve të AMP të shkarkonin menjëherë Ilir Prodën, i cili nuk plotëson as kriterin në minimal të besueshmërisë dhe sigurisë për tu pajisur me certifikatë. Se cilat janë cenet dhe problemet e Ilir Prodës për këtë refuzim vështirë se do të bëhen ndonjëherë trasparente për publikun, por deri atëherë fati i Ilir Prodës do të jetë ose pastrim figure për shëbrim të mirë, ose siç rilindja ka faktuar, pas përdorimit për interesa kriminale i hedh në rrugë e aq më keq në dyert e drejtësisë.
Ilir Proda mbanë atë detyrë me besimin e Edi Ramës, por jo të qytetarëve shqiptarë që dhunohen e helmohen prej tij. Por duke qenë se bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, institucion i një rëndësie të madhe e të veçantë një drejtues me të tilla probleme, do ti shkaktonte vendin dëme të pariparueshme prej vitesh. Jo vetëm për kriminalizimin e policisë, për kthyerjen e efektivëve në eskortë të kriminelëve, apo për keqtrajtimin e qytetarëve. Por e bën Shqipërinë një aleat të pabesueshëm për partenrët e huaj, që çdo ditë e më shumë ngrenë shqetësimin për sfidimin e rendit në vendet e tyre nga krimi shqiptar. E ndaj një pyetje lind edhe për këta të huaj apo ambasadorë të atashuar në Shqipëri. Çfarë do të ndodhte në vendet tuaja, po të emërohej në krye të Policisë, një person me të shkuar të errët, pasuri të pajustifikuar, pa çertifikatë sigurie e që dhunon e helmon qytetarët? Edhe nëse do të kishte një përgjigje, sërish ajo do të ishte diplomatike. Por ju të dashur qytetarë, për sa patë ju ngel barra të vlerësoni e të reflektoni! E sa nuk është vonë të reagoni, se sa do të vegjël të ndiheni, forca juaj është më e madhe nga sa e mendoni! /Plug
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shkurt22:25
VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Vlorë, shihni se si përplaset për vdekje kalimtari
Pamjet e një aksidenti të rëndë në Vlorë me pasojë vdekjen janë publikuar. Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68...
AKTUALITET
25 Shkurt22:15
Ilir Proda pasuri të dyshimta, i justifikon me paratë e ortakut në biznes
Kemi parë në të shkuarën drjetues, që kanë patur një jetë në Policinë e Shtetit dhe janë flakur në r...
AKTUALITET
25 Shkurt21:30
Droni zbulon fermën e madhe të kanabisit, kush është shqiptari i arrestuar. Hetuesja: Jetonte në një ambient me miza! (VIDEO)
Një fermë e madhe kanabisi në Sunderland u lokalizua nga një dron policie duke përdorur një kamerë infra të kuqe.
Pam...
AKTUALITET
25 Shkurt21:02
Theu masën e sigurisë, 38-vjeçari bashkë me familjen dhe kunatin sherr me forcat e rendit
Një 38-vjeçar nga Kavaja i cili kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak është përplasur me forcat e rendit bashkë me ...
AKTUALITET
25 Shkurt21:00
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë pranë stadiumit Elbasan Arena në qytetin e Elbasan.
Sipas informacioneve p...
AKTUALITET
25 Shkurt20:45
Princi Harry i Britanisë me gruan takojnë të plagosurit nga Gaza
Princi Harry i Britanisë dhe bashkëshortja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, u takuan të mërkurën (25 shkurt) me të evakuua...
AKTUALITET
25 Shkurt20:35
Komisioni Europian propozon heqjen e roamingut me Shqipërinë dhe disa vende të rajonit
Komisioni Europian tha të mërkurën se ka propozuar të hapë negociatat për të eliminuar tarifat shtesë të roaming-ut...
AKTUALITET
25 Shkurt20:29
“Dyfishim i identitetit”/ Diella e Ramës vijon punën, pavarësisht betejës ligjore me Bishën
Më 11 shtator 2025, aktorja shqiptare Anila Bisha, e ulur me familjen përballë televizorit, po ndiqte prezantimin e kabinetit të ri qeverita...
AKTUALITET
25 Shkurt20:26
Tragjedia e Tempit me 57 viktima, flet babai i emigrantit shqiptar: Çfarë po mbulon qeveria greke
Pano Ruçi, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar tre vite më parë në Greqi, ku u pë...
AKTUALITET
25 Shkurt20:25
Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kufizimet për zyrtarët dhe familjarët e tyre
Presidenti, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, në të cilin vendosen kufizime jo vet&...