Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon studentët para takimit me Ramën

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë mbledhur në protestë në pritje të vizitës së kryeministrit Edi Rama në ambientet e universitetit.
Studentët janë mbledhur për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problematikat që përballen në nisje të vitit të ri akademik.
Në fokus të protestës janë transporti dhe akomodimi, çështje që vijojnë të mbeten ndër shqetësimet kryesore për studentët e UAMD-së.
Ndëkohë gjatë protestës policia ka ndërhyrë duke i larguar studentët nga ambientet ku pritet të zhvillohet takimi me kreun e qeverisë.
Mijëra të rinj ndjekin studimet në kampusin e Spitallës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre udhëtojnë çdo ditë nga Tirana drejt Durrësit.
Kjo situatë e ka bërë transportin një prej problematikave të vazhdueshme për studentët, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi akomodimi pranë universitetit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Afera Timak/ SPAK zgjeron hetimet, dyshime se lekët e mbrojtjes përfunduan për Hipizëm tek Equos Resort

Reforma Territoriale/ Banorët e Divjakës protestë te “Ligjet”, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Kampi i Gjadrit antikushtetues/ Molla: Një mekanizëm që u përdor për të kthyer Shqipërinë në vend parkimi për refugjatët

Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet 20-vjeçari i zhdukur

Begaj uron studentët dhe pedagogët për “një vit akademik sa më të suksesshëm”




