
Mediat greke shpërthyen dy ditë më parë lajmin e madh për një investim gjigand greko-amerikan në Bilisht të Korçës. Sipas gazetave greke, Aktor Group e Greqisë dhe BNI Foundation kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në minierat e Nikelit në Korcë.
Sipas tyre, një pjesë e madhe e financimit do të sigurohet nga kapital amerikan, ndërsa projektin do ta mbështesin teknikisht dhe këshillimisht kompani me bazë në SHBA, duke treguar rëndësinë strategjike të tij për zinxhirin perëndimor të furnizimit me burime kritike. Marrëveshja për këtë investim u trajtua në sfondin e vizitës së papritur të ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle në zyrën e Edi Ramës në Tiranë.
Por kush janë amerikanët pas investimit të Bilishtit?
Ndonëse kompania greke Aktor në deklaratën e saj u kujdes të theksonte se marrëveshja është nënshkruar me BNI Foundation, disa gazeta greke si Prototema flasin për një marrëveshje mes Aktor dhe një kompanie të quajtur Brightnest shpk.
Brightnest shpk është një kompani e themeluar në tetor të vitit të kaluar. Kompania ka një kapital prej 100 lekësh ose 1 euro dhe pronari i saj është Mirsad Uruçi.
Akti i themelimit te Brightnest
Ky lajm konfirmohet edhe nga pamjet e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Athinë Guilfoyle. Fillimisht në pamje shfaqen ambasadorja Guilfoyle dhe presidenti i grupit Aktor.
Por më pas në pamje shfaqet edhe një person i tretë duke mbajtur çantën. Ai është Mirsad Uruçi, pronari i kompanisë Brightnest.
Zoti Uruçi nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Përvecse përfaqëson kompaninë serbe të energjisë, EFT, emri i Uruçit doli në publik edhe në koncesionin e famshëm të centralit diellor të Akërnisë, që nuk u realizua asnjëherë.
Edhe ky koncesion u shit si investim nga një kompani e madhe ndërkombëtare, por me kalimin e kohës rezultoi se pas tij qëndronte pikërisht Mirsad Uruçi. Kompania e krijuar për koncesionin e Akërnisë e paditi Shqipërinë në arbitrazh duke kërkuar 110 milionë euro, por gjyqi u braktis se ajo nuk pagoi tarifën e padisë.
Nuk dihet nëse ka përfshirje amerikane në projektidenë e Bilishtit. Edhe BNI Foundation nuk rezulton të jetë kompani amerikane. Në fakt, këtë nuk e di askush se çfarë është. BNI Foundation origjinal është një OJF në Karolinën e Veriut, që mbështet fëmijët.
Kurse BNI Foundation, që flitet në marrëveshjen shqiptare nuk dihet se çfarë është. Në njoftimin e Aktor ajo përshkruhet si një kompani rajonale që operon në Ballkan dhe kryesisht Shqipëri.
Deri më tani nuk ka asnjë fakt apo të dhënë për ndonjë kompani amerikane që do investojë 1 miliardë euro në Bilisht. Dhe aq më pak kompani amerikane të dërguara posaçërisht nga Presidenti Trump siç u përpoq ta shiste propaganda e padukshme lajmin në publik. Vetëm nëse Shkodra është bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Mars19:32
Emri/ Emigranti shqiptar burgoset për fermën e kanabisit prej 100 mijë paundësh. Çfarë tha gjatë seancës
Një emigrant shqiptar është dënuar me burg për përfshirjen e tij në një fermë kanabisi “në shkallë ...
AKTUALITET
21 Mars19:23
Aksident në Qafë Thanë, kamioni përmbyset në rrugë
Një kamion është përmbysur në zonën e Qafë Thanë, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve n...
AKTUALITET
21 Mars18:50
Ilir Meta kërkon lirimin me garanci pasurore, ja kur vendos GJKKO
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e martë, në 24 mars, kë...
AKTUALITET
21 Mars17:50
Aksident në Pogradec, burrë e grua përplasen nga një automjet
Rreth orës 16:20 të ditës së sotme, në unazën e qytetit të Pogradecit, janë përfshirë në një aksiden...
AKTUALITET
21 Mars17:25
Krim për pasion! Si u vra i riu shqiptar vetëm pse bisedoi me ish-të dashurën rumune
Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e të riut shqiptar Gjergj Pergegaj në Itali, krim i ndodhur në orët e vona t&e...
AKTUALITET
21 Mars17:19
Kaos trafiku në Shirokë/ Qytetarët të bllokuar prej disa orësh, asnjë polic në rrugë
Një situatë e rënduar trafiku është raportuar nga qytetarët në zonën turistike të Shirokës, në Shkodë...
AKTUALITET
21 Mars17:05
U vra në Itali, i riu shqiptar do të festonte ditëlindjen e 30-të në prill, arrestohet autori
Është arrestuar gjatë natës nga Policia e Shtetit autori i dyshuar i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme vonë përgjat&e...
AKTUALITET
21 Mars16:46
Raporti i Guardia di Finanza: Sukses goditja e rrjetit kriminal shqiptar, iu kapën 1300 kg kokainë e 3 mln euro
Viti 2025 shënon një intensifikim të dukshëm të luftës kundër krimit të organizuar në Itali, sipas bilancit zyrtar ...
AKTUALITET
21 Mars16:44
Një elektrik dore zbulon grupin e grabitësve, policia arreston vetëm shqiptarin 42-vjeçar
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas shqiptar 42-vjeçar për tentativë vjedhjeje në banesë. Në orët e para t&eu...
AKTUALITET
21 Mars15:45
Përfshihet nga zjarri masivi pyjor, era favorizon përhapjen e flakëve
Një zjarr ka rënë këtë të shtunë (21 mars) në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit&rd...