AKTUALITET

Raporti i Guardia di Finanza: Sukses goditja e rrjetit kriminal shqiptar, iu kapën 1300 kg kokainë e 3 mln euro

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 16:46
Raporti i Guardia di Finanza: Sukses goditja e rrjetit kriminal shqiptar, iu

Viti 2025 shënon një intensifikim të dukshëm të luftës kundër krimit të organizuar në Itali, sipas bilancit zyrtar të publikuar nga Guardia di Finanza. Të dhënat flasin për një aktivitet të gjerë hetimor dhe operacional, i cili ka synuar jo vetëm goditjen e strukturave kriminale, por mbi të gjitha dobësimin e tyre përmes sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe ndërprerjes së flukseve financiare.

Gjatë këtij viti, janë zhvilluar gjithsej 1.351 hetime, duke përfshirë 7.442 subjekte mes personave fizikë dhe juridikë. Ky volum i lartë aktiviteti konfirmon përmasat e fenomenit dhe kompleksitetin e strukturave kriminale, të cilat gjithnjë e më shpesh përdorin skema të sofistikuara për të fshehur pasuritë përmes personave të tretë dhe kompanive fiktive.

Në këtë kontekst, Guardia di Finanza ka vënë theks të veçantë në agresionin ndaj pasurive të krijuara në mënyrë të paligjshme. Vetëm gjatë vitit 2025, janë propozuar sekuestrime për mbi 3.3 miliardë euro, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arrin në rreth 1.6 miliardë euro. Këto ndërhyrje konsiderohen thelbësore për të goditur në zemër organizatat mafioze, duke i privuar ato nga burimet financiare që ushqejnë aktivitetin kriminal.

Paralelisht me veprimet represive, një dimension i rëndësishëm i punës së Guardia di Finanza mbetet parandalimi i infiltrimit të krimit në ekonominë e ligjshme.

Gjatë vitit janë kryer rreth 66 mijë kontrolle administrative, si në kantierë ashtu edhe në procedurat për lëshimin e dokumentacionit antimafia. Po ashtu, janë vendosur nën administrim apo kontroll gjyqësor pasuri biznesesh me vlerë rreth 29.6 milionë euro, në përpjekje për të mbrojtur sipërmarrjen e ndershme dhe tregun e ligjshëm.

Një kapitull më vete përbën lufta kundër narkotrafikut, ku rezultatet janë po aq domethënëse. Mbi 33 ton substanca narkotike janë sekuestruar gjatë vitit, kryesisht kokainë, hashash dhe marijuanë, ndërsa më shumë se 800 persona janë denoncuar. Megjithatë, sipas autoriteteve, qëllimi nuk kufizohet vetëm në kapjen e drogës, por në çmontimin e të gjithë zinxhirit kriminal që qëndron pas saj, përfshirë rrjetet financiare. Në këtë kuadër, janë sekuestruar pasuri me vlerë 8 milionë euro dhe janë kryer konfiskime që tejkalojnë 3.5 milionë euro.

Ndër operacionet më të rëndësishme të vitit spikat ai i zhvilluar në Brescia kundër një organizate të fuqishme ndërkombëtare të narkotrafikut, me lidhje të forta me territorin shqiptar. Operacioni, i koordinuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me struktura si Eurojust dhe Europol, çoi në ekzekutimin e 24 masave të arrestit dhe në sekuestrimin e rreth 3 milionë eurove.

Hetimet zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës përmes rrugëve tregtare detare, për ta futur më pas në Itali me kamionë të maskuar si transport i zakonshëm mallrash. Sasia e drogës së trafikuar arrinte mbi 1.300 kilogramë kokainë, e cila shpërndahej në territor përmes një rrjeti prej gjashtë bazash logjistike. Fitimet e mëdha transferoheshin drejt drejtuesve të organizatës përmes korrierëve të parave, të njohur si “money mules”, shpesh të maskuar si shoferë autobusësh në linjat ndërkombëtare.

Gjatë operacionit dhe fazave hetimore janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme droge, para cash, automjete dhe armë, ndërsa hetimet janë mbështetur në teknika moderne si deshifrimi i komunikimeve të koduara dhe interceptimet ndërkombëtare.

Rezultate të rëndësishme janë shënuar edhe në operacione të tjera në territorin italian, duke përfshirë konfiskimin e 140 milionë eurove në Reggio Calabria ndaj subjekteve të lidhura me ‘ndrangheta, një sekuestrim mbi 40 milionë euro në Catania në sektorin e basteve online, si dhe një operacion në Trieste me vlerë 92 milionë euro kundër trafikut të paligjshëm të mbetjeve.

Majori i Guardia di Finanza  Pablo Leccese në video deklaratën e tij shprehet se lufta kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm në sekuestrimin e mallrave të paligjshme.

“Objektivi ynë është të çmontojmë organizatat kriminale dhe t’i privojmë nga burimet ekonomike që i mbajnë në këmbë”, e informon mbi rritjen e fenomeneve të reja në shpërmdarjen e drogës përmes korrierëve të pavetëdijshëm.

Bilanci i vitit 2025 dëshmon për një qasje gjithnjë e më të avancuar dhe të koordinuar të autoriteteve italiane në përballje me krimin e organizuar, një fenomen që po merr dimensione gjithnjë e më globale dhe kërkon përgjigje të forta në nivel ndërkombëtar.

Majori i Guardia di Finanza Pablo Leccese shprehet se “Është mjaft e rëndësishme të goditet pasuria e vënë nga aktiviteti i paligjshëm mafioz e për këtë është e domsodoshme tư analizohet fluksi financiar e të identifikohen tentativat e ndërhyrjet e tyre në ekonominë e lighshme. E për këtë më 2025 kemi kryer 1400 hetime e mbi 7000 persona të përshirë në to. Ky aktivitet ka cuar në urdhër sekeustrime me vlerë 3 miliardë e gjysëm, e janë ssekeustruar aksione financiare e të mira materiale me vlerë 700 milionë euro si dhe janë konfiskuar pasuri me vlerë mbi 1miliardë euro.E të gjitha këto janë vënë në disponueshmëri të shtetit.

Majori i Guardia di Finanza shton se  “lufta kundër narkotrafikut ka dhënë në vitin 2025 rezultate të rëndësishme.  Janë mbi 33 ton drogë të sekuestruara nga Guardia di Finanza,  kryesisht kokainë, hashash dhe marijuanë, me mbi 800 persona të denoncuar.  Megjithatë, nuk kufizohemi vetëm në sekuestrimin e lëndëve narkotike.

Objektivi ynë është të çmontojmë organizatat kriminale dhe t’i privojmë ato nga burimet ekonomike që rrjedhin nga aktivitetet e paligjshme.  Në vitin 2025, kemi sekuestruar nga organizatat kriminale pasuri dhe vlera në shumën 8 milionë euro dhe kemi kryer konfiskime për mbi 3 milionë e gjysmë euro.

Guardia di Finanza është gjithashtu në front të parë në zbulimin e metodave të reja të tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. është në rritje fenomeni i shpërndarjes së drogës në shtëpi përmes korrierëve të pavetëdijshëm. Rastet e fundit të zbuluara, pikërisht këtë muaj, janë nga Guardia di Finanza e Sassarit dhe La Spezias.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?