AKTUALITET

“Ju jeni shejtanë”/ Erzen Uka dhe Julian Cumraku bashkëpunonin edhe me një person tjetër! Detajet e reja

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 11:42

“Ju jeni shejtanë”/ Erzen Uka dhe Julian Cumraku

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me dy personat, Erzen Uka dhe Julian Cumraku të cilët për disa orë u ngujuan në një banesë, ndërsa policia i gjeti në banesë armë dhe flamur të ISIS.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ne bashkëpunim dhe me anti terrorin janë duke punuar për të identifikuar personin e tretë që dyshohet se qëndronte në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, së bashku me Erzen Uka dhe Julian Cumraku.

Ky person që sipas banorëve të zonës është parë shpesh bashkë me dy të arrestuarit.

Sipas burimeve, ditën e djeshme në zonën e Valiasit në Kamëz policia ka kontrolluar edhe një ambient që Uka dhe Cumraku kishin jetuar vitin e fundit me qira. Por gjatë kontrollit në këtë ambient nuk u gjet asgjë.

Të dy të arrestuarit serish nuk kanë dhënë deklarime para policisë. Madje në një moment i kanë cilësuar ata si shejtani. “Ju jeni shejtan dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”.

Te një kullë dykatëshe prej guri, qëndronin të strehuar prej dy muajsh Erzen Uka dhe Julian Cumraku, ku pas kontrollit të ushtruar nga forcat RENEA është hedhur dyshimi që këta dy persona të kenë qenë duke përgatitur edhe ndonjë akt terrorist.

Policia pasi ka vënë në pranga dy kërcënuesit ka kryer një kontroll të imtësishëm dhe është konstatuar se veç armëve, flamujve të ISIS, ndonjë ushqimi, të paktë, sipas policisë, është gjetur edhe një tunel brenda banesës. Pikërisht tuneli dhe lloji i armatimit që u gjenden në kullë lanë të dyshohej se dy personat mund te kishin planifikuar ndonjë sulm dhe tunelin e kishin hapur pikërisht për tu strehuar që mos të binin në sy të asnjë personi, ndonëse ata janë parë jo pak herë në zonat përreth lagjes Orosh.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë edhe persona të tjerë të dyshimtë që janë fiksuar nëpër zonën e braktisur të Oroshit, ku sipas të dhënave që vijnë nga Puka dyshohet se janë gra, por në reagimin zyrtar të ditës së djeshme policia nuk kabërë me dije të ketë marrë persona të tjerë nën hetim.

Në katin e dytë të banesës së braktisur, forcat e policisë kanë gjetur dyshekë të vendosur në formë krevati dopio, gjurmë që sugjerojnë se dy të strehuarit mund të kishin qëndrim të rregullt dhe se aty mund të kenë fjetur më shumë se dy persona.

Pas dorëzimit, kontrolli në brendësi të banesës zbuloi një arsenal të plotë luftarak si 4 armë automatike, 1 pistoletë 17 granata dore difensive 2 mijë fishekë, Kapsolla detonatore elektrike, Fitil zjarrpërcjellës Dy gëzhoja. Në mur, mes armëve, ishte vendosur një flamur i organizatës terroriste ISIS. Prokuroria e Shkodrës po heton Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku për veprat penale: Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste, Prodhimi i armëve luftarake, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

Uka, ish-pjesëtar i Forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak u dënua në vitin 2020 nën akuzën e nxitjes terroriste. Në vitin 2015, ai u arrestua për përgatitjen e fëmijëve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?