Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
AKTUALITET

"Kam frikë për jetën time"/ 23-vjeçarja denoncon ish-partnerin shqiptar për dhunë dhe kërcënime: Më rrahu edhe kur mbaja fëmijën në krah

P
Piranjat 3 October 2026, 16:09 · 3 min lexim
"Kam frikë për jetën time"/ 23-vjeçarja denoncon

Një rast i rëndë i denoncuar për dhunë në familje ka tronditur Lavrion në Greqi. Një 23-vjeçare, nënë e një fëmije dhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë, pretendon se prej vitesh është përballur me dhunë, kërcënime dhe ngacmime nga ish-partneri i saj me origjinë shqiptare.

Në dëshminë e saj për Newsbomb, e reja thotë se gjatë lidhjes ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve me jetë nga 31-vjeçari. Sipas saj, ish-partneri e ka goditur me grushte e shqelma, e ka tërhequr zvarrë nga flokët dhe episodet e dhunës kanë ndodhur edhe kur ajo mbante fëmijën në krahë.

E reja ka deklaruar gjithashtu se pas një prej episodeve është dërguar në Qendrën Shëndetësore të Lavrios, ndërsa është kërcënuar që të mos tregonte shkakun e vërtetë të plagëve, por ka thënë se kishte rënë nga shkallët.

Pas ndarjes, ajo thotë se ka bërë kallëzim për dhunë në familje dhe se ndaj ish-partnerit janë vendosur masa kufizuese, mes tyre edhe ndalimi i afrimit në një distancë prej 50 metrash. Megjithatë, sipas saj, telefonatat, kërcënimet dhe ngacmimet kanë vijuar.

Situata, sipas dëshmisë së 23-vjeçares, është përshkallëzuar gjatë një incidenti të fundit në një kënd lojërash në Lavrio, ku ndodhej edhe fëmija i tyre. Sipas saj, ish-partneri është shfaqur i tensionuar, ka bërtitur dhe ka bërë kërcënime, duke alarmuar personat që ndodheshin aty. Kalimtarët kanë njoftuar policinë, ndërsa 31-vjeçari është larguar nga vendi.

Pas këtij rasti, autoritetet greke kanë lëshuar urdhër kërkimi dhe ai kërkohet nga policia. 23-vjeçarja, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, thotë se stresi i vazhdueshëm ka ndikuar në gjendjen e saj gjatë shtatzënisë. Ajo thekson se pas incidentit të fundit është dërguar në një spital të Athinës për kontroll urgjent.

E reja pretendon gjithashtu se në vitin 2024, kur kishte kërkuar ndihmë në polici, një efektiv i kishte thënë të kthehej te burri i saj. Ajo kërkon nga autoritetet hetimin për dhunë, kërcënime, ngacmime dhe shkelje të masave kufizuese, si dhe garantimin e sigurisë së saj dhe të fëmijëve.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.