Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

Tre vjet pasi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, premtoi rindërtimin në të njëjtin vend të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti në lagjen nr. 5, procesi vijon shumë ngadalë.
Premtimi
Në maj 2023, gjatë një takimi me banorët e njësisë administrative nr. 3, Emiriana Sako u angazhua publikisht që pallatet me nivel dëmi DS5 në lagjen nr. 5 të rindërtoheshin në të njëjtin vend.

“Në takim me banorët e njësisë nr. 3 ku u angazhuam që pallatet DS5 të lagjes nr. 5 të rindërtohen në të njëjtin vend”, shkroi Sako më 8 maj 2023.
Në atë kohë, Bashkia Durrës informonte Faktoje se në zonë ishin 9 pallate të klasifikuara DS5 dhe se vetëm 1 prej tyre ishte rindërtuar.
Çfarë ka ndryshuar në 2026
Këtë vit, Bashkia Durrës konfirmon nisjen e rindërtimit të godinës nr. 32, “Fakle”, në rrugën “Teodor Rupi.

“Me buxhetin e Bashkisë Durrës është parashikuar rindërtimi i godinës nr. 32, ‘Fakle’, rruga ‘Teodor Rupi’, i ndodhur në njësinë administrative nr. 3 Durrës, objekt i cili është në fazë rindërtimi”, thuhet në përgjigjen për Faktoje.
Tabela e kantierit, e fotografuar nga Faktoje në shtator, konfirmon se objekti është “Rindërtimi i Godinës Nr. 32, ‘Fakle’, Rruga ‘Teodor Rupi’”. Leja e ndërtimit mban datën 15 prill 2026, ndërsa në tabelë shënohet nisja e punimeve më 15 maj 2026.
Bashkia bën të ditur gjithashtu se deri tani është rindërtuar vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa”, ku janë strehuar 32 familje.

Tre vite rindërtim i ngadaltë
Verifikimet e Faktoje në vitet 2023, 2024 dhe 2025 treguan pak ndryshim në terren.
Në 2023 kishte përfunduar vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa”, por familjet prisnin ende të hynin në banesa. Në 2024, pallatet e tjera nuk ishin shembur dhe Bashkia deklaronte se priste financim për vazhdimin e procesit.
Edhe në tetor 2025, Faktoje gjeti godina të dëmtuara që qëndronin si gërmadha mes blloqeve të banimit.
Në disa prej tyre kishte mbeturina, çarje të dukshme dhe ambiente të braktisura, ndërsa banorët ngrinin shqetësime edhe për sigurinë e tyre.
Tre vjet pas premtimit të Emiriana Sakos për rindërtimin e pallateve DS5 të lagjes nr. 5 në të njëjtin vend, procesi mbetet i papërfunduar./skyweb
Lexo edhe
AKTUALITET
Apel urgjent për ndihmë: 79-vjeçari me demencë humbet kontaktet, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër

Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies

Shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera/ Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

Me armë në makinë/ Tentoi t’i shpëtonte arrestimit dhe përplasi makinën e policisë, në pranga 27-vjeçari në Kurbin