AKTUALITET

Kam nënën shumë të sëmurë e vajzën në fakultet, si Leli Kaja bindi gjykatën për t'i shpëtuar burgut

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Tetor 2026, 19:19
Kam nënën shumë të sëmurë e vajzën në

Me argumentin se kishte nënën në gjëndje të vështirë ekonomike dhe paralelisht me këtë sapo kishte regjistruar vajzën në fakultet, Leli Kaja, administratori i shoqërisë aksionere “Eco-Elb”,ka mundur të zbusë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Ai ka dalë para gjyqtarit Bib Ndreca, duke mos u mbrojtur nga avokati i zgjedhur, pasi për shkak të gjëndjes së bojkotit, avokati nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësorë për caktimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se Leli Kajës, ju kapën në xhep nga dy oficerë të BKH-së, 4 milion lekë të vjetra, para këto që i ishin dhënë pak minuta para arrestimit nga biznesmeni i kompanisë “Arteo-218”, Artan Topi.

Njëherësh në zyrën e tij u gjëndën dhe 28 mijë euro, po SPAK nuk ishte në gjëndje të vërtetonte nëse këto shuma financiare ishin si rezultat i korrupsionit apo vinin përmes faturave tregtare të biznesit që ai administron.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se teksa Leli Kaja ka dalë para gjykatës, prokurori i çështjes Arben Kraja, ka kërkuar ndaj tij caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Kaja u mbrojt para gjyqtarit Ndreca, duke pohuar se:

”…nuk ishte dakort që të mbrohej me mbrojtës të caktuar kryesisht, ai kishte vite që punonte dhe nuk kishte patur asnjë herë problematikë të tillë në marrëdhënie të punës, kishte nënën në gjendje shumë të rëndë dhe nuk kishte kush të kujdesej për të, po kështu kishte dhe vajzën që do të fillonte fakultetin...".

Pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjatë seancën gjyqësore gjykata u bind se në rastin konkret të arrestimit të Leli Kajës, ka prova dhe indicje të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e arsyeshëm mbi kryerjen e veprës penale dhe mbi autorësinë e saj.

Por në ndryshim nga kërkesa e Prokurorit të çështjes, që kërkon si masë sigurimi për personin nën hetim atë të “Arrestit në burg”, gjykata, çmon se masa më e përshtatshme në rastin konkret është ajo e "Arrestit në shtëpi".

Vetë mënyra e realizimit të saj, shuma e parave të kërkuara, personaliteti i personit nën hetim (nuk rezulton të ketë kryer vepra penale më parë), sjellja e tij gjatë apo pas arrestimit, personaliteti i tij, bëjnë që rrezikshmëria e tij të mos jetë e tillë që ti caktohet masë sigurimi “Arrest në burg”, por ajo e “Arrestit në shtëpi”, duke e urdhëruar personin nën hetim që të qëndrojnë në banesën e tij, që të mos kontaktojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre, me të cilët jeton në të njëjtën banesë.

Gjykata në katë rast mori parasysh edhe gjendjen familjare të personit nën hetim dhe gjendjen shëndetësore të nënës së tij.

Ndërkohë edhe pse Prokurori argumentoi se masat e tjera si detyrim paraqitje, garanci pasurore, apo pezullim nga ushtrimi i detyrës nuk janë të përshtatshme, prokuroia në asnjë moment nuk argumenton se pse masa sigurimit “Arrest në shtëpi”, nuk "kënaq" nevojat e sigurimit për rastin konkret.

Edhe pse Prokurori thekson se personit nën hetim i janë gjendur në zyrë edhe shuma të tjera parash të konsiderueshme, asnjë e dhënë nuk është në këtë drejtim se si janë gjendur aty, janë para korrupsioni, likujdim faturash dhe gjendje arke apo cila është natyra e vërtetë e tyre.

Shuma prej 28 mijë euro që është gjëndur në zyrë Leli Kajës, nuk mund të përdoret në këto momente nga SPAK për të "rënduar" në llojin e masës së sigurimit ndaj administratorit të “Eco-Elb”./ SYRI.net

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë