Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak “11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendim... Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë...
AKTUALITET

KLP në ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, afatet ligjore janë tejkaluar

P
Piranjat 4 October 2026, 15:47 · 3 min lexim
KLP në ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po përballet me vonesa në procesin e vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa më 5 dhjetor përfundon mandati i Olsian Çelës. KLP-ja, e cila duhet t’i përcjellë Kuvendit tre kandidatë potencialë për postin, duket se nuk ka respektuar afatet e parashikuara në ligj. Rezulton se Këshilli nuk ia ka deleguar formularët ILDKPI-së brenda pesë ditëve nga mbyllja, në 1 gusht, e afatit të aplikimit, por me një muaj e gjysmë vonesë.

“Kemi kaluar çdo afat”, u shpreh Ledina Riza, anëtare e KLP.

Rezulton se Këshilli nuk ka nisur ende vlerësimin paraprak të pesë kandidatëve, që duhet të ishte mbyllur brenda 45 ditëve, pra deri në 15 shtator. Procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm vijon të mbetet në ngërç, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka hartuar listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe të atyre që përjashtohen nga gara. Pavarësisht se ligji parashikon që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të verifikojë arsyet e bllokimit të procedurave, deri tani nuk është kryer asnjë verifikim nga ILD.

Gjatë muajit shtator, procesi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është shoqëruar me debate të vazhdueshme mes anëtarëve, përfshirë edhe kërkesat për përjashtimin e njëri-tjetrit nga procedurat. Këto lëvizje kanë ndikuar drejtpërdrejt në përbërjen e Këshillit dhe në mënyrën se si mund të zhvillohet procesi i votimit për kandidatët.

Pas rreth një muaji debatesh për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mbledhjen e fundit KLP vendosi, pas kërkesës së njërit prej anëtarëve të përjashtojë Zeqir Hodën nga të gjitha procedurat e vlerësimit. Me këtë vendim, numri i anëtarëve që marrin pjesë në proces u reduktua nga 11 në 10.

Ndërkohë, ende nuk janë shqyrtuar kërkesat për përjashtimin e dy anëtarëve të tjerë të Këshillit, Vate Stakës dhe Sokol Stojanit. Vendimmarrja për këto kërkesa pritet të jetë pjesë e diskutimeve të ardhshme të KLP-së. Mbledhja e radhës është parashikuar të zhvillohet të enjten. Megjithatë procesi është përballur edhe me probleme për formimin e kuorumit. Kjo pasi disa mbledhje të mëparshme nuk kanë mundur të zhvillohen për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të anëtarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.