AKTUALITET
Humb jetën 70-vjeçari që po përpiqej të shuante flakët

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak minuta pas mesditës së sotme, duke i marrë jetën një 70-vjeçari.
Sipas burimeve nga fshati Greshicë, Mallakatër, zjarri dyshohet se ka nisur teksa 70-vjeçari, me inicialet N. C., po digjte mbeturina. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.
Në përpjekje për të shuar zjarrin, 70-vjeçari ka humbur jetën.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier.
Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Afera KAYO/ Kush është Aleks Marku që BKH i sekuestroi telefonin

Pasi spastroi banorët e Kolonjës, Fortis Construction merr leje për parqe diellore në Klos dhe Vaun e Dejës

“Konçita e Divjakës”/ Arjan Konomi sulmon ashpër Erjon Braçen: Homosek*ual i frustruar

Antena e dytë në mes të Përmetit, qytetarët ngrenë alarmin: Na rrezikon shëndetin

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Krismat në Ndroq, shoqërohet Sinani që u arrestua në gusht për kërcënimin e gazetarëve: Qëllova për qejf!

I riu me motor përplas për vdekje këmbësoren 75-vjeçare!

Videot erotike që trullosën publikun: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse pikërisht tani?






