Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 141/1 të vitit 2023, ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas SPAK, në këtë procedim janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët dyshohet se kanë vepruar si një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata kriminale në Amerikën Latine, për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Ndër të pandehurit janë Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Geis Sejfullai, të akuzuar, mes të tjerash, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe drejtim të këtij grupi. Ndërkohë, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini akuzohen për trafikim droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas akteve hetimore, një pjesë e të pandehurve akuzohen edhe për prodhim dhe shitje narkotikësh, në ambiente banimi dhe lokale në zonën e Manzës, Durrës, gjatë muajit shkurt 2024. Po ashtu, ndaj njërit prej të pandehurve është ngritur edhe akuza për prodhim, mbajtje dhe shitje pa leje të armëve të ftohta.
Nga hetimet rezulton se grupi ka përgatitur kushtet dhe infrastrukturën për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave u gjetën të fshehura rreth 90 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 3.6 milionë euro. Këto ngarkesa kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajt korrik dhe nëntor 2024 dhe më pas janë magazinuar në ambiente në zonën e Mulletit, në Tiranë.SPAK bën me dije se hetimet kanë zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet, ndaj është vendosur ndarja e akteve dhe vijimi i hetimeve në një procedim të ri penal pa autor, për disa vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Ky procedim lidhet gjithashtu me një çështje të mëparshme të vitit 2022, ku të njëjtët persona janë akuzuar si organizatorë, financues dhe pjesëmarrës në importimin nga Kolumbia në Shqipëri të një sasie të madhe kokaine të fshehur në “pleh organik artificial”. Për këtë çështje, Gjykata e Posaçme ka dhënë vendime fajësie, të konfirmuara edhe nga Apeli, ndërsa ndaj një shtetasi kolumbian gjykimi vijon ende.
SPAK thekson se hetimi është zhvilluar me përdorimin e teknikave të posaçme hetimore dhe në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja.
Personi që shihni në foto është 37-vjeçari Jozi Kraja, i cili u ekstradua sot nga Zvicra, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme ki...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Paulesh. Një makinë është ...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar vijimin e masës së sigurisë &...
Dosja e SPAK për aferën e AKSHI-t ka zbuluar një hallkë kyçe të dyshuar brenda shtetit: bashkëpunimin e mundshëm t&e...
37-vjeçari Jozi Kraja është ekstraduar sot nga Zvicra. Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar...
Seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin është shtyrë për në datën 9 shkurt. Evis Berberi, një nga ...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën...
Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar t&...
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vlerëson pozitivisht projektvendimin për indeksimin e pagave të administratës t&eu...
Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, mi...