Si stërvitet Bundeswehr-i për mbrojtjen e NATO-s?
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të qeta e të zbrazëta, kur papritur shpërthen zhurma: ...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të qeta e të zbrazëta, kur papritur shpërthen zhurma: ...
Autoritetet turke kanë kërkuar ngrirjen e pasurisë së ish-ministres Fatma Betul Sayan Kaya dhe bashkëshortit të saj, Ilyas Kaya,...
Zjarri në malin e Manatisë në Lezhës vijon të jetë aktiv, por jo në përmasat e mbrëmjes së shkuar. ...
Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qen...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një përgjigje të ashpër nëse konfirmohet se Teherani ka lidhj...
Kampionati Botëror i futbollit i këtij viti gjeneroi një ndikim ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh për qytetin e Nju Jorku...
Qeveria propozon kufizime për masat e arrestit dhe teknikat e hetimit në draftin e Kodit të Procedurës Penale, që sipas përfaq&e...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 125-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend vjen e po rritet, përsëri një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojn&...
Pesë studio ndërkombëtare arkitekture prezantuan sot vizionet e tyre për Tirana Fountain Plaza, projekti i parashikuar në zonën ...

Pesë studio ndërkombëtare arkitekture prezantuan sot vizionet e tyre për Tirana Fountain Plaza, projekti i parashikuar në zonën e njohur si Tajvani, në zemër të Tiranës.
Në garë janë Barozzi Veiga nga Spanja, BIG – Bjarke Ingels Group dhe Cobe nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca.
Projekti është një nismë e sipërmarrjes private, ndërsa përzgjedhja po zhvillohet përmes një konkursi publik të kërkuar nga shteti, me pesë propozimet që po vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.
Projektet paraqesin zgjidhje të ndryshme për kullën dhe hapësirën përreth saj, me funksione që përfshijnë rezidenca, hoteleri, zyra, aktivitete tregtare dhe hapësira publike.
Barozzi Veiga: Kullë mbi 170 metra, me 448 kolona
Studio spanjolle Barozzi Veiga ka propozuar një kullë cilindrike me lartësi mbi 170 metra, të formuar nga 448 kolona, të konceptuara si elementi kryesor arkitektonik i ndërtesës.
Sipas prezantimit, projekti synon të reduktojë sa më shumë sipërfaqen që ndërtesa zë në tokë, për të lënë më shumë hapësirë për parkun.
Gjurma e ndërtesës parashikohet të ulet nga rreth 1,850 metra katrorë në 570 metra katrorë. Kati përdhes do të shërbejë si hyrja kryesore e kullës, por studio e ka konceptuar atë më shumë si një vazhdim të parkut sesa si një holl tradicional të ndërtesës.
Projekti parashikon dy hapësira publike të ngritura në lartësi. Një ashensor do të çojë vizitorët në atë që studio e ka quajtur “çatia publike”, një kopsht në pjesën e sipërme të kullës.
Një tjetër kopsht është parashikuar në mes të ndërtesës. Funksionet do të shpërndahen në disa nivele. Pjesa e parë e kullës do të përdoret për zyra, e ndjekur nga hoteli dhe më pas nga rezidencat.
Sipas të dhënave të prezantuara, projekti parashikon rreth 3,500 metra katrorë zyra, 5,000 metra katrorë hotel dhe rreth 4,000 metra katrorë hapësira rezidenciale, krahas sipërfaqeve publike dhe tregtare.
Një pjesë e konsiderueshme e funksioneve ndihmëse është parashikuar në katet nëntokësore.
Cobe: Kullë me rezidenca, hotel dhe belvedere publike
Studio daneze Cobe ka propozuar një kullë shumëfunksionale, të lidhur ngushtë me Parkun Rinia, me rezidenca, hotel, hapësira tregtare dhe ambiente publike në lartësi.
Sipas prezantimit, ndërtesa është konceptuar me një gjurmë sa më të vogël në nivelin e tokës, për të ruajtur dhe zgjeruar hapësirën e parkut përreth saj. Në katin përdhes parashikohet një kafene e vogël, ndërsa pjesa poshtë kullës do të trajtohet si hapësirë publike e hapur.
Në katet e para të kullës janë parashikuar rezidenca, ndërsa më lart do të vendoset hoteli. Projekti përfshin gjithashtu ambiente tregtare dhe gastronomike, mes tyre një bar dhe restorant në katin e tretë.
Një nga elementet kryesore të ndërtesës është belvederja publike, e menduar si një hapësirë e aksesueshme për publikun për qëndrim dhe socializim, duke shtuar një funksion publik edhe në lartësi.
Cobe e ka konceptuar kullën me një formë të butë dhe me volume të ndërmjetme, të cilat ndërpresin vertikalitetin e ndërtesës dhe krijojnë tarraca e hapësira të hapura në nivele të ndryshme.
Projekti shtrihet edhe përtej vetë kullës. Studio propozon mbjelljen e 250 pemëve të reja, zgjerimin e parkut, reduktimin e sipërfaqes së rrugës dhe ruajtjen e shatërvanit ekzistues.
Në zonën e parkut është propozuar gjithashtu krijimi i një pishine publike, si pjesë e hapësirave të reja me ujë.
Sipas studios, synimi është që kulla dhe hapësirat përreth saj të funksionojnë si një projekt i vetëm, me ndërtesën të integruar në park dhe jo të shkëputur prej tij
BIG – Bjarke Ingels Group: Një strukturë tridimensionale e ngritur mbi park
Studio daneze BIG – Bjarke Ingels Group ka propozuar një ndërtesë tridimensionale të ngritur mbi nivelin e tokës, me volume që synojnë të lirojnë sa më shumë hapësirën e parkut dhe ta mbajnë atë të aksesueshme për publikun.
Koncepti mbështetet te ideja e një “reje”, me hapësira për banim dhe punë të ngritura mbi tokë. Poshtë tyre krijohen zona të mbuluara, hije dhe hapësira publike, të menduara edhe si një hyrje e re e Parkut Rinia në raport me qytetin.
Projekti parashikon ruajtjen e ujit dhe të shatërvanit si pjesë të identitetit të zonës, por i trajton ato në një formë të re. BIG propozon ngritjen e ujit në strukturë, në mënyrë që ai të rikthehet në park me efektin e një “shiu vere”. Sipas studios, ky element synon të ndikojë edhe në mikroklimën lokale dhe në përdorimin e hapësirës publike gjatë muajve të nxehtë.
Gjatë prezantimit, studio e përshkroi Parkun Rinia si një hapësirë ku ndërthuren disa rrjete — gjelbërimi, uji dhe aktiviteti social — dhe propozimi është ndërtuar mbi idenë që ndërtesa të shtojë funksione të reja pa marrë më shumë sipërfaqe nga parku. Studio synon gjithashtu krijimin e një pike të re të identifikueshme në qytet, jo përmes lartësisë, por përmes formës dhe mënyrës se si ndërtesa lidhet me hapësirën publike. Sipërfaqet e projektit janë ndarë mes rezidencave, hotelerisë dhe zyrave, ndërsa rreth 10% e programit parashikohet për një komponent kulturor dhe funksione të hapura për publikun.
l’AUC: Kullë në skaj të parkut dhe Ibrahim Rugova si aks këmbësor
Studio franceze l’AUC ka propozuar vendosjen e kullës në skajin e Parkut Rinia, me një gjurmë sa më të kufizuar në tokë dhe me synimin që ndërtesa të integrohet me peizazhin përreth.
Sipas prezantimit, studio nuk e vendos kullën në qendër të parkut, por në një pozicion anësor, për të ruajtur sa më shumë sipërfaqen e gjelbër dhe për ta bërë ndërtesën pjesë të peizazhit pa dominuar hapësirën e parkut.
Një nga ndërhyrjet kryesore të propozuara është kthimi i rrugës Ibrahim Rugova në një aks këmbësor, duke zgjeruar sipërfaqen publike dhe duke krijuar një vazhdimësi më të madhe mes parkut dhe zonës urbane përreth.
Studio propozon që kjo hapësirë të transformohet në një peizazh të gjelbër për këmbësorët, me më shumë pemë, hije dhe zona publike.
Projekti parashikon gjithashtu një rikonceptim të shatërvanit. Uji do të ngrihet më lart dhe do të bëhet pjesë e një hapësire të re publike, me synimin për të shtuar freskinë dhe hijen në park. Sipas prezantimit, ndërveprimi i ujit me dritën është menduar të krijojë edhe efekte vizuale në formën e ylberit.
Në zonën përreth kullës është propozuar një amfiteatër i gjelbër, i organizuar me tarraca dhe gjelbërim, ndërsa elementi i ujit do të shtrihet në disa pjesë të hapësirës publike.
Kulla mbetet elementi më i lartë i projektit dhe është konceptuar si pjesë e një sistemi më të gjerë që përfshin parkun, shatërvanet dhe hapësirat e reja për këmbësorët.
Studio e ka ndërtuar propozimin mbi idenë që transformimi i zonës të nisë nga ajo që ruhet dhe të zgjerohet në një peizazh publik të aksesueshëm për qytetarët.
JDSA: Dy kulla me gjurmë minimale dhe 9% më shumë hapësirë publike
Studio franceze JDSA – Julien De Smedt Architects ka propozuar një projekt me dy kulla, të ngritura mbi një gjurmë sa më të kufizuar në tokë, me synimin për të zgjeruar Parkun Rinia dhe për të shtuar hapësirën publike.
Sipas prezantimit, projekti parashikon më shumë se 9% hapësirë publike shtesë për parkun. Koncepti është ndërtuar mbi lidhjen mes Parkut Rinia, Bulevardit, Lanës dhe kryqëzimit që i bashkon këto hapësira.
Studio ka zgjedhur të ngrejë ndërtesat mbi nivelin e tokës për të liruar më shumë sipërfaqe në park dhe për të krijuar vazhdimësi me hapësirat ekzistuese të gjelbra.
Dy kullat janë konceptuar me volume që ndryshojnë gradualisht në përmasa, duke u zvogëluar dhe më pas duke u zgjeruar në lartësi.
Programi i ndërtesave ndahet mes rezidencave, hotelerisë, zyrave dhe funksioneve publike, ndërsa kati përdhes është menduar si hapësira kryesore publike e projektit.
Një pjesë e rëndësishme e propozimit lidhet me terrenin ekzistues të Parkut Rinia. JDSA propozon të ruajë dhe të zhvillojë më tej kodrinat dhe ndryshimet e nivelit të tokës, duke krijuar amfiteatër, kënd lojërash dhe hapësira më të vogla publike.
Projekti parashikon gjithashtu një përdorim më të gjerë të ujit në park. Uji do të shtrihet në zona të reja dhe do të kalojë përmes një sistemi filtrimi, përfshirë edhe pjesën poshtë ndërtesave.
Sipas studios, ndërhyrja synon që zgjerimi i parkut dhe ndërtimi i dy kullave të funksionojnë si pjesë të së njëjtës hapësirë urbane, me sa më pak sipërfaqe të zënë në nivelin e tokës./Monitor
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashi...
Situata në fshatin Galush dhe Gjevur të Njësisë Administrative Përparim të Peqinit është përkeqësuar ndjesh&eu...
Kompozitori, Adrian Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici lidhur me kamerat e vendosura në banesën e tij dhe videot intime q...
Publikimi në mënyrë enigmatike dhe shpërndarja masive e videove intime të disa personazheve publikë vijon të jetë &ccedi...
Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i...
Situatë kritike në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfsh...
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Marshimi i protestuesve në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi lëvizja e tyre në drejtim të Drejtorisë së...
Pas publikimit të videove intime, kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e policisë së Tiranës. Mësohet se...
Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI...