Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit? Miliona përdorues pa Outlook, Teams dhe Copilot Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen u... Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë “Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin Nga ylli i Portos te varësia nga dr*ga, Mario Jardel rrëfen periudhën më të errët të jetës Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jense... Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit... Kryeministri britanik Burnham sfidon Brexit-in: Britania drejt një marrëveshjeje të re me BE-në, që premton... Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha pë... Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va...
BOTA

Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit? Miliona përdorues pa Outlook, Teams dhe Copilot

Një ndërprerje masive ka prekur shërbimet e Microsoft në mbarë botën, duke shkaktuar probleme me Outlook, Teams dhe inteligjencën artificiale Copilot. Sipas Doëndetector, raportimet për probleme me Outlook arritën në afro 140 mijë, nga përdorues në 74 vende të botës. Përdoruesit kanë raportuar pamundësi për të dërguar dhe marrë e-mail-e, për të hapur dokumente dhe […]

P
Piranjat13 November 2026, 10:02 · 1 min lexim
Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit?

Një ndërprerje masive ka prekur shërbimet e Microsoft në mbarë botën, duke shkaktuar probleme me Outlook, Teams dhe inteligjencën artificiale Copilot.

Sipas Doëndetector, raportimet për probleme me Outlook arritën në afro 140 mijë, nga përdorues në 74 vende të botës.

Përdoruesit kanë raportuar pamundësi për të dërguar dhe marrë e-mail-e, për të hapur dokumente dhe për të aksesuar kalendarët elektronikë.

Problemet kanë prekur edhe OpenAI dhe Anthropic, ndërsa institucione shtetërore në Singapor dhe Australi kanë raportuar gjithashtu vështirësi.

 

Microsoft ka përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik, duke ia atribuar ndërprerjen një mbingarkese të papritur të infrastrukturës. Sipas kompanisë, një numër i madh serverësh u bënë të padisponueshëm, duke rënduar punën e serverëve të tjerë.

Përpjekjet për rikthimin e shërbimeve nuk kanë dhënë ende rezultatet e pritshme. Microsoft ka deklaruar se po monitoron situatën në rajone të ndryshme për të rikthyer funksionimin normal.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerja tregon se sa e varur është bota nga shërbimet digjitale, pasi një problem i vetëm teknik mund të paralizojë komunikimin dhe aktivitetin e mijëra bizneseve e institucioneve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.