Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat ishin brenda dhe jashtë për sigurinë e banesës! Nuk kishin memorie

Kompozitori, Adrian Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici lidhur me kamerat e vendosura në banesën e tij dhe videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Bëhet me dije se Hila ka pranuar se kamerat janë vendosur prej tij, por ka mohuar se ato kanë pasur si qëllim regjistrimin e momenteve intime.
Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se kamerat janë instaluar në vitin 2022, për arsye sigurie, pas disa rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte. Sipas tij, pajisjet ishin të thjeshta dhe ishin vendosur në ambiente të ndryshme të banesës, si brenda ashtu edhe jashtë saj.
Hila ka pohuar gjithashtu se kamerat nuk dispononin memorie për ruajtjen e pamjeve, por transmetonin online. Sa i përket videove intime që janë bërë publike, ai ka deklaruar se ka mësuar për qarkullimin e tyre përmes miqve të tij. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si pamjet kanë dalë dhe janë shpërndarë në mediat sociale.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Policia ka kontaktuar Europolin”/ Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznes...

Videot intime, Adrian Hila paraqitet në polici. Eksperti: Nuk është viktimë, ishin kamera të lidhura me laptopin. Ja çfarë u gjet në vilë...

Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe në fshatrat Galush e Gjevur të Peqinit, frikë për banesat

SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në Sardenjë të Italisë!

Tensionet në protestë, policia ‘u pret’ rrugën protestuesve

Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila në policinë e Tiranës

AUDIOPËRGJIMI/ Ron Yeffet: Do të ishte shumë e mençur të hapnim një fabrikë atje në Afrikë

EMRI/ Shqiptari akuzohet për vrasjen e të riut në Britani, u largua drejt Shqipërisë me kamion pas ngjarjes


