AKTUALITET
Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme përgjatë relieveve malore, më të theksuara në jug të territorit.
Sipas parashikimit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, si dhe me shtrëngata të izoluara në zonat jugore dhe juglindore të vendit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësinë deri në 17 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.


SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

I riu shqiptar arrestohet me kokainë dhe 19 mijë euro

Tentoi të përplasë me makinë dy policët pas sherrit me gruan, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: Më lirë në Londër se në Tiranë!

Qëndroi vetëm tre orë në krye të Kadastrës në Elbasan, ja detyra e re që merr Everest Kazheli





