Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”
AKTUALITET

Tentoi të përplasë me makinë dy policët pas sherrit me gruan, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali 

P
Piranjat12 October 2026, 22:36 · 2 min lexim
Tentoi të përplasë me makinë dy policët pas sherrit me

 Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Trento të Italisë, pasi tentoi të përplasë dy karabinierë me automjetin e tij për t’iu shmangur kontrollit policor. Gjykata ka konfirmuar arrestimin dhe ka caktuar ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, nën akuzën e rezistencës së rënduar ndaj një zyrtari publik.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, pas një konflikti të ashpër mes 30-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij për çështje që lidhen me kujdesin ndaj fëmijës. Pak para mesnatës, teksa po kthehej në banesë shqiptari u përball me një patrullë karabinierësh që ndodhej pranë shtëpisë së tij për një tjetër operacion.

Ai dyshoi se efektivët kishin mbërritur pas një denoncimi nga bashkëshortja dhe reagoi në mënyrë agresive. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte denoncuar nga bashkëshortja në ditët e mëparshme, pas konflikteve të përsëritura familjar.

Gjatë kontrollit, karabinierët konstatuan se targa e automjetit ishte e mbuluar. Gjithashtu, atij iu gjet një dokument identiteti elektronik me mikroçip të falsifikuar, si dhe një shkop. Në përpjekje për t’u larguar, ai tentoi t’i përplasë efektivët me makinë dy herë, por ata arritën t’i shmangeshin automjetit. Sipas vendimit të gjykatës, sjellja e tij ishte pranë kufirit të tentativës së vrasjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.