Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

“Loja është hapur!”/ Vlora Hyseni shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, Tritan Shehu: Ka rënë siguria kombëtare dhe besueshmëria e Shqipërisë para NATO-s

P
Piranjat24 September 2026, 12:53 · 2 min lexim
“Loja është hapur!”/ Vlora Hyseni shantazhoi gazetaren

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në Kuvend lidhur me përplasjen mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe gazetares së News24, Klodiana Lala.

Shehu e cilësoi të rëndë mënyrën se si, sipas tij, Hyseni iu drejtua gazetares, duke argumentuar se çështja shkon përtej një përplasjeje me median dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e Shqipërisë përballë NATO-s.

Shehu deklaroi se situata është më e gjerë se sa lidhjet e pretenduara me krimin dhe narkotrafikun.

“Hyseni kërcënon gazetarët. Loja është hapur, është më e gjerë se lidhjet me krimin dhe narkotrafikun, ka rënë siguria kombëtare. Ka rënë besueshmëria para NATO-s. Agjenturat të çojnë te krimi dhe e anasjellta”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat iu referua edhe të kaluarës së Hysenit, duke deklaruar se, sipas tij, ka pasur më herët paralajmërime lidhur me veprimtarinë e saj.

“Ka një histori të paralajmëruar. Hyseni u mor pasi u shkarkua nga Kosova për rrjedhje informacioni”, tha Shehu.

Më tej, ai e lidhi situatën edhe me marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë dhe raportet me Serbinë, duke përmendur atë që e cilësoi si lidhje Rama-Vuçiç dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Kosovën.

Reagimi i Shehut vjen pas një momenti të raportuar nga News24, ku gazetarja Klodiana Lala iu afrua Vlora Hysenit për ta pyetur mbi akuzat që rëndojnë ndaj saj. Sipas raportimit, Hyseni iu përgjigj duke iu referuar takimeve me persona që i cilësoi si “agjentë serbë”.

Pas kësaj, Lala tha në një lidhje live se Hyseni duhet të sqarojë se cilave takime u referohej, duke e cilësuar deklaratën si një akuzë të fortë.

Çështja e Vlora Hysenit është aktualisht në duart e drejtësisë, ndërsa ndaj saj janë ngritur akuza që lidhen me zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete dhe përkrahjen e autorit të krimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.