Mungon Rudina Palloj/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është shtyrë ditën e sotme. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj.
Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit. Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta, të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.
Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.
Bani i bëri me dije se po cenohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.
Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cenon interesat e tij për proces gjyqësor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licencës. Në përfundim të diskutimeve, seanca e radhës u caktua më 1 tetor, ora 10:00.
Lexo edhe
AKTUALITET
Konfrontime me policinë, një protestues humb ndjenjat

Tensionohet situata te Kuvendi, përplasje mes policisë dhe protestuesve. Disa të shoqëruar

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës

SKANDALI “AGASI”/ GJKKO vendos: Shefi i Policisë Shkencore dhe biznesmeni të mbyllen në burg

SKANDAL/ SHISH i Vlora Hysenit përgjoi policinë dhe prokurorë të SPAK për llogari të grupeve kriminale. Kryeagjentja tentoi t’ia hedhë SP...

Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte

Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia penale është individuale!





