Mbi 14 mijë masa në një javë, policia e Tiranës “grin” me gjoba drejtuesit e automjeteve

Policia Rrugore ka shtuar gjithashtu monitorimin në terren dhe në hapësirën digjitale për rastet e bllokimit të qarkullimit në autostrada dhe akse me fluks të lartë lëvizjeje.
Një prej rasteve të fundit lidhet me autostradën Tiranë-Durrës, ku pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, policia identifikoi disa prej personave që dyshohet se penguan qarkullimin.
Tre prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Automjetet që drejtonin janë sekuestruar, ndërsa ndaj tyre janë marrë edhe masat administrative të parashikuara nga Kodi Rrugor.
Sipas policisë, veprimet hetimore vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që morën pjesë në këtë veprimtari, e cila shkaktoi kaos në qarkullim dhe pengoi përdoruesit e tjerë të rrugës.
Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane dhe interurbane të Tiranës, ndërsa çdo ditë do të monitorohen edhe autobusët urbanë dhe mjetet që transportojnë nxënës.
Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë shkeljet në numrin pa pagesë 112.
Lexo edhe
AKTUALITET
U denoncua nga Piranjat/ Kalaja: Nesër në SPAK dorëzoj dokumente lidhur me plagjiaturën e Taulant Ballës

Seancë plenare dhe protestë te Kuvendi, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik

Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe porn*grafike

Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër

Rruga e "super-florinjtë" Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

Skandali te Raiffeisen/ Transaksionet u pasqyruan dy herë, reagon banka: Nuk ka pasur sulm kibernetik

Interneti është kudo, por 320 mijë shqiptarë mbeten offline

Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë





