Mbollën kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari, bashkëpunëtori hedh kallashnikovin në tokë dhe arratiset

Në një zonë pyjore në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë gjetur 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në vendngjarje është arrestuar 22-vjeçari T. H., banues në Rromas.
Sipas policisë, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim edhe Q. M., 22 vjeç, banues në Dobrenjë, i cili është larguar pasi ka hedhur një kallashnikov në momentin që ka konstatuar shërbimet.
Bimët janë asgjësuar, ndërsa arma është sekuestruar. Hetimet për rastin vijojnë.
Njoftimi i Policisë:
Skrapar/Finalizohet operacioni anticannabis, i koduar “Dobrenjë”.
Kishte kultivuar në pyll, dhjetëra bimë narkotike, kapet në flagrancë në vendngjarje, 22-vjeçari.
Punohet intensivisht për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i cili ruante bimët, i armatosur.
Sapo konstatoi shërbimet, ai hodhi armën e zjarrit (kallashnikov) dhe u largua në zonën e pyllëzuar.
Asgjësohen bimët narkotike dhe sekuestrohet arma e zjarrit.
Si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së 2 shtetasve në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Dobrenjë”.
Në kuadër të operacionit, është ndërhyrë në sipërfaqen pyjore të fshatit Dobrenjë, Skrapar, ku dyshohej se 2 shtetasit kishin kultivuar bimë narkotike.
Nga kontrolli në këtë territor janë gjetur të kultivuara 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe në afërsi të tyre është kapur shtetasi T. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rromas, i cili është arrestuar në flagrancë.
Në vijim të veprimeve procedurale është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i shtetasit T. H., shtetasi Q. M., 22 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë. Ky shtetas sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve, ka hedhur në tokë, 1 armë zjarri (kallashnikov) dhe është larguar me vrap, në zonën e pyllëzuar. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Turizmi në gusht shënon rritjen më të dobët që nga pandemia

U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Gazeta amerikane: Gjenerali Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Vodhi 700 mijë euro! Ish-drejtoresha e Postës Durrës i shpëton burgut





