Vodhi 700 mijë euro! Ish-drejtoresha e Postës Durrës i shpëton burgut

Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj.
VENDIMI:
Çështja penale me Nr. 509/5 Akti, me objekt “Informacion 2 mujor në lidhje me ecurinë e proçedimit penal, në varësi të permbajtjes të ketij informacioni kërkojmë dhe zëvendësimin e masës së sigurimit”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokuror Gazmend Frëngu. Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtarit Xhevdet Lika Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 25.09.2026, ora 09:00.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 509/5, datë 25.09.2026, ku ka vendosur:
VENDOSI
1. Pranimin e kërkesës të personit nën hetim Elisabeta Mataj.
2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.M. me vendimin Nr.509/2, datë 18.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të personit nën hetim E. M. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet e paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.
4. Urdhërohet personi nën hetim E. M. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.xx, Qyteti Durrës.
5. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ, Sokol Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet, siguria e gjyqtarëve nuk është çështje komoditeti...

Sapo ishte martuar, sëmundja i merr jetën 31-vjeçares shqiptare

Kapen duke shitur kokainë, dy të arrestuar në Lushnje

Kishin ngritur një ‘mega-fabrikë’ droge në qytet, shkatërrohet rrjeti shqiptar në Spanjë

Territorialja/ Intelektualët kundër shkrirjes së Bashkisë Patos, letër drejtuar Kuvendit: Të kryhet analizë para çdo vendimmarrjeje





