Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

P
Piranjat25 September 2026, 11:24 · 2 min lexim
U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg Hasan Ndërjakun, i cili u ekstradua nga Italia vetëm dy ditë më parë në Shqipëri.

Ndërjaku ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndaj tij ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg”, nën dyshimet për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Pas arrestimit në Itali, Hasan Ndërjaku kishte qëndruar në masën e “arrestit në shtëpi”, deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të premte në GJKKO, mbrojtja kërkoi që në dosjen gjyqësore të administrohej edhe vendimi i Gjykatës italiane, i cili përcakton kushtet dhe kufijtë mbi të cilët ishte lejuar ekstradimi i Ndërjakut.

Avokati i tij, Rigert Koni, deklaroi se vendimi i gjykatës italiane nuk ishte administruar as nga Prokuroria dhe as nga Gjykata, pavarësisht se klienti i tij ishte ekstraduar në Shqipëri vetëm pak ditë më parë.

Mbrojtja kërkoi që vendimi italian të merrej në konsideratë, veçanërisht për pjesën që lidhet me akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas avokatit Koni, autoritetet italiane nuk kanë pranuar ekstradimin e Ndërjakut për këtë vepër penale, duke e lejuar ekstradimin vetëm në lidhje me akuzën për shitje të lëndëve narkotike.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për Hasan Ndërjakun.

Ndërjaku ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, një hetim i autoriteteve shqiptare ndaj një grupi të dyshuar për veprimtari kriminale të lidhur me narkotikët.

Tashmë, pas ekstradimit të tij në Shqipëri dhe vendimit të GJKKO-së, Hasan Ndërjaku do të qëndrojë në burg, ndërsa çështja ndaj tij do të vijojë të shqyrtohet nga drejtësia shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.