Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Iu hakërreve socialistëve në Asamble, i quajte ‘m…ër'”/ E përjashtoi nga forumet e PS, Ndreca i përgjigjet... Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas! Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: Ja si arritën autorët tek objektivi Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evr... Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen ... U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri Nga Kane te Olise e Musiala, situatë e paprecedent te Bayern Munich, mbushet infermieria Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë... Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”... Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
AKTUALITET

‘Çmimet në stratosferë’, Rira: Çiftet e reja nuk bëjnë fëmijë, shkak jetesa e papërballueshme

P
Piranjat 9 October 2026, 10:37 · 3 min lexim
‘Çmimet në stratosferë’, Rira: Çiftet e reja

Për sociologen, Miranda Rira, krijimi i një familje sot në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë është një mission i pamundur për shumë çifte të reja, për shkak edhe të kostove të papërballueshme të jetesës.

E ftuara në ‘Kafe Shqeto’, Rira thotë se 40% e të ardhurave të një çifti shkon për qiranë, ndërsa pjesa tjetër për ushqimet e shportës dhe rritjen e fëmijës.

Sipas Rirës, qeveria socialiste edhe pas katër mandateve nuk mendon për këtë kategori shoqërie, e cila është në luftë për ekzistencë për të siguruar të ardhurat e përballuar shpenzimet.

Socialogia shkon më tej ku thotë se të çiftet e reja hezitojnë të bëjnë fëmijë, si pasojë e rritjes së kostos së jetesës, mbi të gjitha në Tiranë, dhe kjo për pasojë çon në uljen e lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë.

Fjala e saj:

Çmimet në stratosferë. Jam një familje mesatare dhe njëra rrogë shkon për ushqime, për ekzistence, pa jetë luksoze. Me çmimet në Shqipëri për çiftet e reja janë tmerr, sidomos ato që janë me qira pa apartament të tyre. 40% është nga rroga për çatinë, 60% për fëmijët e për ushqime bazë, është shifër marramendjëse.

Ne kemi borde qesharake, që e rritin dhe ulin. Janë 5 kompani që e rritin sipas interesit të tyre. Shtresa e mesme janë në luftë për ekzistencë, të rinjtë, ciftet e reja kanë edhe probleme mendore për gjithë pagesat. Shteti ynë edhe pas 4 mandatesh nuk mendon për këto shtresa.

Ke rininë, çiftet e reja që janë në sgrib të mbijetesës për fëmijët e tyre, trafiku, çerdhja, pagesat. Është luftë e madhe, shteti s’bën asgjë. Ka çifte të reja që s’bëjnë fëmijë, sepse është jetesa e shtrenjtë dhe kjo ndikon te shpopullimi, ndaj do largohet.

Ti ke qarqe, Korça, Gjirokastra, ku shtesa natyreore është në ulje për të 6 vit radhazi. Lindshmëria në nivel kombëtar është ulur shumë. Është plakur popullsia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.