“Kemi vendosur mjet shpërthyes”/ Email-e kërcënuese në disa institucione: Do hakmerremi, derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë

Disa institucione te vendit kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre.
Në mesazhet e dërguara 150 adresave te disa institucioneve, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.
“Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi ndaj jush”, thuhet në mesazhin kërcënues.
“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.
Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore.
Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.
Ndërkohe policia ka nisur punën për identifikimin e personit që qëndron pas dërgimit të e-mailit. Autoritetet po hetojnë rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kërcënimit dhe për të verifikuar përmbajtjen e mesazhit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Reshje shiu në vend, paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

Durrësi "nën pushtetin" e ujit, reshjet e dendura përmbytin rrugët e qytetit

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Skuraj, situata problematike në zonën e Shkopetit

EMRI/ Arrestohet në Itali 37 vjeçari shqiptar, i dyshuar për ndërmjetësim vrasjeje

Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge





